showbiz

Nuk e mori vesh kurrë! Hueyda El Saied humbi babain pak ditë para se të vdiste

Hueyda El Saied u nda nga jeta në moshën 46-vjeçare në Nëntor të vitit që lamë pas, si pasojë e një sëmundjeje të rëndë. Nëna e saj, Diana Çoku rrëfeu këtë të shtunë në studion e “Rudina”, se artistja aq e dashur për publikun vetëm pak ditë përpara se të shuhej kishte humbur edhe babain, lajm të cilin nuk e mori vesh kurrë, pasi siç tregoi e ëma e saj, 46-vjeçarja ishte shumë sëmurë.

Diana Çoku: Më 23 Mars mamaja ime iku dhe më datë 10 Nëntor i vdiq i ati Hueyda-s, në Arabi Saudite.

Rudina Magjistari: Sa ka qenë data kur vdiq Hueyda?

Diana Çoku: 23 Nëntor. Më 10 Nëntor i vdiq i ati. Mora lajmin…

Rudina Magjistari: Edhe Hueyda e mësoi si lajm?

Diana Çoku: Jo-jo-jo nuk i thamë Hueyda-s për arsye që ajo ishte shumë sëmurë. Më datën 23 Nëntor unë pata 3 vdekje brenda vitit. Ishte një vit shumë-shumë i rëndë për mua.

Hueyda El Saied ishte me origjinë nga Sudani. Ajo lindi në qytetin e Tiranës dhe u rrit vetëm nga e ëma pa praninë e të atit.

të fundit

San Francisco në errësirë/ Rreth 130,000 banorë pa energji elektrike

SHBA- Rreth 130,000 banorë të San Franciscos ishin në errësirë totale, ​​ për shkak të një ndërprerjeje të energjisë elektrike.…

22 minutes ago

Alis me “Nan” triumfon në Festivalin e Këngës, artisti shkodran do të përfaqësojë Shqipërinë në Eurovision (VIDEO)

Këngëtari shkodran Alis, ka rrëmbyer çmimin e parë të Festivalit të 64 të Këngës në RTSH më këngën “Nân”, duke…

41 minutes ago

Ndahet nga jeta zëri legjendar i komentimit të ndeshjeve të futbollit Ismet Bellova

Gazetaria sportive shqiptare humbi një nga figurat e saj më madhore. Mbrëmjen e djeshme (20 dhjetor) u shua në moshën…

49 minutes ago

Kushte të qëndrueshme atmosferike/ Njihuni me parashikimin e motit, 21 Dhjetor 2025

Ditën e sotme vendi ynë, do të ndikohet nga kushte atmosferike të kryesisht të qëndrueshme. Moti parashikohet i kthjellët dhe me…

1 hour ago

Horoskopi 21 dhjetor, mos u dorëzoni: Zbuloni surprizat e yjeve për shenjën tuaj

Dashi Do jeni shume te vendosur gjate kësaj dite t’i zgjidhni te gjitha problemet qe ju kane dale ne jetën…

9 hours ago

Tension në ujërat ndërkombëtare! Bllokada e Trump hyn në fuqi, SHBA sekuestron anije pranë Venezuelës

Shtetet e Bashkuara po ndalojnë dhe sekuestrojnë një anije në brigjet e Venezuelës në ujërat ndërkombëtare, thanë tre zyrtarë amerikanë…

9 hours ago