showbiz

“Nuk e marr vendin e punës me puthje”, pas largimit nga Top Channel, Flori Gjini sulmon Bora Zemanin?

Një nga “lëvizjet” surprizë të sezonit të ri televiziv, që në fakt ndodhi pasi emisionet kishin nisur, ishte ajo e Flori Gjinit, i cili u largua nga “Shqipëria Live” dhe Top Channel, për të vazhduar karrierën si moderator në ekranin e “Euronews”. Deri sot Gjini nuk kishte dhënë asnjë arsye për largimin e tij të befasishëm, ndërsa i ftuar në “Natën me Aulonën” këtë mbrëmjen ka rrëfyer gjithcka që ka ndodhur dhe pse mori vendimin për ikjen.

Kështu, fillimisht moderatori ka thënë se ka pasur një bisedë me drejtuesit e Top Channel që ta vazhdonte moderimin e “Shqipëria Live”, program që tashmë e drejtonte prej disa vitesh, ndërkohë wë do t’i besohej edhe “Gold Room”-i i “Dancing With the Stars”, pozicion që tani e mban Eno Popi dhe në janar do të bënte edhe Fan Club-in e “Big Brother”. Një ofertë tunduese shprehet ai, që do të reflektonte dhe rritjen e tij në televizion, megjithatë në momentin që ato cka u diskutuan duhet të paraqiteshin edhe në kontratë, kjo gjë nuk ndodhi dhe pikërisht kjo kontratë në fund rezultoi jo e drejtë për të dyja palët.

Të lidhura

None found

Megjithatë duket se kjo nuk ka qenë arsyeja e vetme pse ai vendosi të shkëputej nga “Shqipëria Live”, teksa rrëfen se edhe marrëdhënia e tij me ish-kolegen dhe partneren në ekran, Erjona Rusin, nuk ishte aq e mirë sa dukej. Flori u shpreh se ata nuk ishin miq, edhe pse kishin një marrëdhënie profesionale, megjithatë gjatë kohës që ai realizonte “Pushime on Top”, Rusi kishte bërë një mbledhje me drejtuesit e televizionit duke shprehur dëshirën që programin ta bënte vetëm, madje të merrte edhe autorsinë e tij. Gjithsesi Gjini tha se largimi i tij nuk ishte si “plotësim i dëshirës” së ish-koleges, por një vendim që kishte ardhur pasi kishte marrë parasysh gjithcka dhe mbi të gjitha një test ndaj vetes.

Nga ana tjetër, ai nuk kursye edhe “thumbat” në këtë bisedë, duke thënë se edhe pse propozimet që ju bënë nga Top Channel ishin shumë të mira “nuk donte ta shihte veten si violinë e dytë” dhe padyshim nuk do donte që vendin e punës ta merrte me puthje, por për atë cka jepte në ekran. Qartazi një refencë ndaj Bora Zemanit dhe faktit që puthja me Donald Veshajn ndoshta e ka ndihmuar të fitojë popullaritetin dhe të ketë pozicionin që ka tani.

të fundit

Dyshime për difteri pas vdekjes së një 4-vjeçareje në Palermo, vajza nuk ishte vaksinuar

Një vajzë 4-vjeçare ka humbur jetën gjatë natës në Spitalin Pediatrik në Palermo të Italisë, ndërsa dyshimet e para të…

6 minutes ago

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit marshojnë në bulevard me thirrjet “Dorëheqje!” dhe “Ju erdhi fundi!”

Pas përfundimit të fjalimeve të mbajtura përpara godinës së Kryeministrisë, protestuesit kanë nisur marshimin përgjatë bulevardit “Dëshmorët e Kombit”, për…

11 minutes ago

Fetoshi: Letra e Vuçiqit ndaj Rutte-s synon ta paraqesë normalizimin si rrezik

Drejtori i Institutit për Studime të Luftës Hibride “Octopus”, Arben Fetoshi, në një reagim në Facebook, ka thënë se letra…

17 minutes ago

Ndalim 48-orësh për një person pas vdekjes së punëtorit të KEK-ut

Për vdekjen e punëtorit të KEK-ut, Arbenit Ahmeti, 32-vjeçar, Prokuroria Themelore e Prishtinës, ka ndaluar një person me inicialet A.K.,…

17 minutes ago

Ministria e Mbrojtjes: 18 vatra zjarri të evidentuara, 9 vijojnë të jenë aktive

Ministria e Mbrojtjes ka përditësuar të dhënat mbi situatën e zjarreve në vend, deri në orën 20:00 të kësaj të…

20 minutes ago

Kush e viziton, nuk largohet i gjallë”, Mark Zuckerberg blen për 35 milionë dollarë kështjellën legjendare në Irlandë

Një pjesë mahnitëse e historisë irlandeze ka shkuar në duart e njërit prej njerëzve më të fuqishëm në teknologji. [...]Read…

24 minutes ago