Këngëtarja e njohur, Silva Gunbardhi, teksa ishte e ftuar në nisjen e sezonit të ri të emisionit “Në shtëpinë tonë” me Alban Musën, bëri një rrëfim të sinqertë për karrierën, familjen, miqësitë dhe momentet më të vështira që ka përjetuar ndër vite.
Teksa u ndal te fillimet e saj në muzikë, artistja tregoi se rruga drejt suksesit nuk ka qenë aspak e lehtë.
None found
“Ishte e vështirë të çaje dikur. Rrija te shkallët e radios dhe më thoshin ‘kam punë’”, kujtoi ajo, duke folur për periudhën kur përpiqej të gjente hapësirat e para në muzikë.
Silva foli gjithashtu edhe për miqësitë që i kanë rezistuar kohës, duke veçuar Eranda Libohovën dhe Irini Qirjakon si dy prej mikeshave të saj më të afërta.
Këngëtarja u ndal edhe te një prej këngëve më të suksesshme të karrierës së saj, “Të ka lali shpirt”, duke bërë një deklaratë që ngjalli interes.
“Nuk e kam gëzuar asnjëherë këngën ‘Të ka lali shpirt’”, u shpreh Silva Gunbardhi.
Artistja foli edhe për situata që e kanë lënduar ndër vite, veçanërisht për lajmet dhe komentet e pavërteta që kanë qarkulluar për të.
“Askush nga gazetarët nuk tha më fal”, tha ajo.
Ndërkohë, nuk i “shpëtoi” as pyetjes së Albanit lidhur me videon e publikuar që po qarkullon me shpejtësi në rrjetet sociale dhe ka tërhequr vëmendjen e ndjekësve, pasi në të shfaqet këngëtari Mandi i Nishtullës në një gjendje të rënduar.
“Është jeta e tij personale dhe nuk mendoj se duhej publikuar ajo video, është cenim i privatësisë”, u shpreh këngëtarja.
Vrasja e Arlinda Zekajt ka tronditur opinionin publik dhe ka rikthyer në vëmendje dështimet e mundshme institucionale në trajtimin e…
Enis Rexhepi nuk do të jetë në gjendje të bëjë debutimin e tij me Kosovën për ndeshjen me Izraelin, e…
Administrata Kombëtare për Sigurinë e Trafikut në Autostrada (NHTSA) u ka bërë thirrje pronarëve të më shumë se 720,000 automjeteve…
Sekretari i Përgjithshëm i Aleancës, Avni Arifi, ka ngritur shqetësime për gjendjen në sektorin energjetik në Kosovë, duke paralajmëruar një…
Princesha Diana kishte ëndërruar të niste një jetë të re larg vëmendjes së mediave, së bashku me të dashurin e…
Lajme aspak të mira, lidhur me Ernest Muçin [...]Read More...