Së fundmi, në rrjetet sociale ka qarkulluar një lajm i pavërtetë që pretendonte se këngëtarja dhe moderatorja Rozana Radi kishte humbur jetën. Postimi, i modifikuar për t’u dukur si një njoftim nga një faqe e njohur, shkaktoi konfuzion dhe shqetësim të menjëhershëm te ndjekësit e saj dhe publiku.
Përballë kësaj situate, Rozana reagoi shpejt përmes llogarisë së saj në Instagram, duke përgënjeshtruar lajmin.
None found
Ajo publikoi pamjet e postimit të rremë në “InstaStory” pak orë më parë dhe u shpreh me ironi për veprimet e portaleve online, duke vënë në dukje gjithashtu se disa faqe janë në gjendje të bëjnë çdo gjë për klikime.
Këngëtarja gjithashtu u ndal tek pasojat reale që lajmet e tilla mund të kenë për të afërmit dhe familjarët e saj. “Imagjino të isha diku ku të mos kisha valë. Do ishin çmendur familjarët. Nuk e di si ju mban toka,” shkroi ajo, duke reflektuar shqetësimin e madh që lajmet e rreme mund të shkaktojnë.
Rasti i Rozana Radit, i cili nuk është rasti i vetëm, rikthen sërish vëmendjen mbi rrezikun e përhapjes së fake news dhe ndikimin që ato mund të kenë në publik, sidomos kur bëhet fjalë për shëndetin dhe jetën e personazheve të njohur.
Protesta e studentëve kundër qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama në Shqipëri ka tërhequr edhe vëmendjen e BBC-së. Media britanike raporton…
Studentja në degën e Psikologjisë, Livia Dedej, e ftuar këtë të shtunë në Euronews në emisionin Review me Greta Topjana,…
Rusia ka humbur 1,588,180 trupa në Ukrainë që prej nisjes së pushtimit në shkallë të plotë më 24 shkurt 2022,…
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, ka thënë se, sipas Ligjit për Menaxhimin e Financave Publike dhe Përgjegjësitë,…
Orinda Huta ka rrëfyer në emisionin “Goca dhe Gra” historinë e saj shumë personale të përpjekjeve për të pasur një…
Milan Një spektakël i vërtetë ka rezultuar pjesa e parë në derbin e Madonninës mes Milanit dhe Interit, ku kuqezinjtë…