Categories: showbiz

‘Nuk e bëj për fame e lekë!’. 71 vjeçari kthehet fenomen në rrjetet sociale, prapaskenat e videove virale

Në mesin e videove të shfaqura në aplikacionin Tik Tok gjejmë një dyshe fantastike të quajtur ‘Bruno dhe gjyshi’. Bëhet fjalë për Bruno dhe Rapi Kuçi që në fakt janë babë e bir, dhe me kërcimet e tyre argëtuese po bëjnë xhiron e rrjetit. Dy pjesëtarët e familja Kuçi ishin të ftuar në ‘Abc e Pasdites’ nga Ermal Peçi, ku rrëfyen prapaskenat e videove virale, marrëdhënien mes njëri tjetrit e shumë të tjera.

Bruno na zbulon se videot nisën krejt rastësisht në një kremtim familjar, dhe vetëm brenda pak orëve e panë që tashmë ishin bërë të famshëm.

Të lidhura

None found

“Ka qenë data 3 janar sa kishin festuar vitin e ri në fshat. Po kërcenim dhe I thamë një familjari të na filmonte. Tani ne boll kemi vuajtur, përse mos të bëjmë qejf?” – tha 26 vjeçari Bruno Kuçi

Por për Rapin videot në Tik Tok nuk janë rastësore, pasi pasioni ndaj muzikës dhe kërcimit ka lindur që në moshë të vogël. Ai tregon se mundësitë për ta zhvilluar këtë ëndërr ishin minimale në rini, por tashmë po e bën realitet në vitet e tij të arta. Sipas Rapit, ai nuk ka për të pushuar kurrë së kërcyeri, derisa të ketë fuqi.

“Në atë kohë jam marrë më tepër me humorin nëpër estrada. I kam pasur shumë qejf emisionet e tilla por në atë kohë studio nuk kishte.” – tha Rapi.

Pyetjeve ngacmuese të Ermalit nuk u shpëtuan as këta të ftuar. Teksa moderatori e pyet Rapin nëse do e linte të birin dhe do vijonte famën vetëm, Rapi u përgjigj se nuk do e bënte kurrë një gjë të tillë.  Ndër të tjera dyshja shpreh se këtij rrugëtimi nuk I kanë hyrë për të mira materiale, duke zbuluar se nuk bëjnë sponsorizime dhe as nuk kanë për të bërë në të ardhmen.

“Dashuria nuk blihet me lekë, asnjëherë. Dashuria është dashuri. Ajo është parësorja” – shprehu Rapi Kuçi në përmbyllje të bisedës./albeu.com

të fundit

U.S. midterm elections: Democrats lead in early congressional results

Në Shtetet e Bashkuara të Amerikës vijon numërimi i votave për zgjedhjet e mesmandatit të 3 nëntorit, të cilat do…

3 hours ago

How Vuçiç’s system is being dismantled: Arrests, resignations and attempts to destroy evidence of crimes

Lajmet po vijnë me një ritëm aq të shpejtë pas humbjes zgjedhore të 25 tetorit të ish-liderit autoritar serb, Aleksandar…

3 hours ago

She raised her son alone after separating from her husband: New details emerge in killing of 39-year-old Albanian woman by her 21-year-old son in Italy

Një ngjarje e rëndë ka tronditur komunitetin shqiptar në qytetin e Chiari-t, në Itali, ku 21-vjeçari Eduart Xhani dyshohet se…

3 hours ago

Zgjedhjet e mesmandatit në SHBA/ Demokratët avancojnë në rezultatet e para për Kongresin

Në Shtetet e Bashkuara të Amerikës vijon numërimi i votave për zgjedhjet e mesmandatit të 3 nëntorit, të cilat do…

3 hours ago

Si po çmontohet sistemi i Vuçiç/ Arrestime, dorëheqje dhe përpjekje për të zhdukur provat e krimit

Lajmet po vijnë me një ritëm aq të shpejtë pas humbjes zgjedhore të 25 tetorit të ish-liderit autoritar serb, Aleksandar…

3 hours ago

Midterm elections in the US: Vote counting begins after polls close in six states

Në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ka nisur numërimi i votave për zgjedhjet e mesmandatit, të zhvilluara më 3 nëntor,…

3 hours ago