Këngëtari Luiz Ejlli, njëkohësisht edhe ish-banori i Big Brother Vip2 ka publikuar pamjet e para nga shtëpia e re.
Përmes një video në Instagram, Ejlli tregon se është futur në ambientet e reja të shtëpisë më të famshme në Shqipëri.
Në video ai dëgjohet teksa thotë:
“Si thoni, të futem edhe një herë brenda, po s’duan të më lënë të futem. Unë e provova.”
Ndërkohë, kujtojmë se në media është folur se Luizi do të ketë një rol në BBV, por ende nuk është bërë e ditur asgjë.
Disa ditë më parë, këngëtari u pyet nga gazetari Ronaldo Sharka për rolin që ai mund të ketë.
Luizi u shpreh saktësisht: Prisni pra, sa të fillojë! A rri unë pa bërë gjë!?
Është thënë që syri në logo është ai i Luizit dhe se ai mund të jetë edhe vëllai i madh.
Kujtojmë se Luizi do të bëhet edhe baba i një vajze me partneren e tij, moderatoren Kiara Tito, ku lajmin e ka bërë të ditur me anë të një këngë dedikuar vogëlushes.
Në javën e 21-të të Super Ligës së Turqisë, Trabzonspor arriti një fitore 3-0 në transfertë kundër rivalit të tyre…
Dashi Të lindur më: 21 Mars - 19 Prill Ditën e sotme do të ndiheni më të afërt me partnerin…
Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, do të zhvillojë këtë të mërkurë një takim me presidentin Donald Trump. Fokusi i bisedimeve do…
5 mijë persona kanë protestuar ditën e sotme në Milano, kundër zhvillimit të Lojërave Olimpike Dimërore, ceremonia hapëse e së…
Një raport i mirë mes Selin dhe Gimbos tashmë është parë dhe kuptuar nga të gjithë banorët dhe publiku. Por…
Një zinxhir shpëtimi ku Selin shpëton Gimbon pasi tha se lojën e ka me Mirin dhe është i vetmi banor…