showbiz

“Nuk do të khehesha kurrë në Shqipëri ..”, Luizi tregon për telefonatën e papritur që i ndryshoi mendjen

Në një bisedë me Nitën, Luizi ka hapur zemrën, ku ka rrëfyer për vështirësitë që po përballej, para se të hynte në “Big Brother VIP2”.

Ai shprehet se ishte bërë gati të ikte në Amerikë sepse u dorëzuar nga gjithçka dhe nuk dëshironte më të rrinte në Shqipëri. Kur mori telefonatën për të hyrë në “Big Brother”, Luizi tregon se i dha vetes një shans për ta provuar, edhe pse ishte i bindur se nuk kishte shpresa që diçka mund të ndryshonte.

Të lidhura

None found

“Kam vepruar shumë me zemër kur kam qenë jashtë. Vendimet që kam marrë më bënë të heq dorë prej karrierës, prej tërave. Kur isha në majë kisha për të zgjidhur mes zemrës dhe mendjes, karrierës edhe bëra zgjedhjen me zemër dhe dola nga tregu dhe doli zhgënjim. Isha shumë vonë për të rifilluar dhe një herë, edhe ngela. Për vite e më shumë po bëhet edhe më e mërzitshme sepse jeta jashtë, vështirësitë, nuk përballoheshin vetëm dhe u dorëzova. Thashë po le këto që kam dhe po i hipi makinës dhe avionit, po iki në Amerikë dhe po i mbyll.

Nuk do kthehesha më kurrë, nuk do shkelja më këtu kurrë, deri kur më erdhi telefonata. Thashë hajde ta provoj një herë, unë jam dorëzuar me këtë vend, por ndoshta mund të ketë një dritë në fund të tunelit, mund të jetë gjë e mirë edhe pse nuk kisha shpresa. Thashë të hyj ta bëj kështu me sy mbyllur, le të jetë çfarë të jetë. Kur hyra, kur i pash këta të ulur, thashë hyre o budalla! S’ke shanse kundra këtyre. As cigare nuk më dhanë natën e parë, po i mbante Tea me Mikelën. Thashë me jep një cigare, jo, jo më thanë, prit radhën, e thashë ku kam hyrë o vëlla.

Të gjithë njiheshin me njëri-tjetrin, unë isha komplet i bllokuar, 3 ditë e 3 net nuk kam fjetur fare, veç pi pije energjike dhe rri aty. Flisja me vete, flisja me kamerën. E pashë që këtu nuk të jep kush gjë, këtu duheshe ta merrje. U mundova të bëhesha i miri i shtëpisë, thashë i laj unë të gjitha enët për gjithë javë, ngelën ata”, u shpreh Luizi.

 

të fundit

Goditje e madhe për Barcelonën, ylli i ekipit pritet të qëndrojë jashtë pesë deri në gjashtë muaj

Barcelona ka marrë një goditje të rëndë me lëndimin e Frenkie de Jong, pasi frika më e madhe e klubit…

5 minutes ago

Manchester City prezanton Elliot Andersonin pas transferimit prej 134 milionë eurosh

Manchester City ka zyrtarizuar transferimin e mesfushorit anglez Elliot Anderson nga Nottingham Forest.23-vjeçari ka firmosur një kontratë pesëvjeçare, e cila…

6 minutes ago

Analiza e re e lidh konsumin e lartë të mishit të kuq me rritjen e rrezikut për kancer të pankreasit

Personat që konsumojnë rregullisht sasi të mëdha të mishit të kuq mund të kenë një rrezik më të lartë për…

12 minutes ago

Manchester United investon rreth 100 milionë euro për të rindërtuar mesfushën

Manchester United ka vendosur ta bëjë mesfushën prioritetin kryesor të afatit kalimtar të verës, duke investuar rreth 100 milionë euro…

23 minutes ago

Policia nis ndëshkimin e drejtuesve të trotinetëve elektrikë

Policia ka filluar të sanksionojë shoferët e trotinetëve elektrikë që nuk i përmbahen rregullave të reja ligjore. Ndryshimet në Ligjin…

30 minutes ago

Moska kundërshton furnizimin e Kievit me armë, Lavrov ia shpreh shqetësimin Rubios

Ministri i Jashtëm i Rusisë, Sergei Lavrov u takua sot në Manila me homologun e tij amerikan, Marco Rubio në…

30 minutes ago