Kënga e Orgesa Zaimit, “Nostalgjia” mban një histori reale dhe shumë të dhimbshme. E krijuar nga Aida Baraku dhe Armend Rexhepagiqi, Orgesa mori pjesë në “Kënga Magjike 2021” me këtë këngë.
5 vite më parë, një 17-vjeçare, Gejda vendosi që për arsye të paditura, t’i jepte fund jetës së saj. 17-vjeçarja kujtohet nga familjarët e të afërmit për energjinë, dëshirën e mirë për të ndihmuar dhe për të lënë gjurmën e saj. Ndaj prindërit e Gejdës vendosën ta përjetësonin kujtimin e së bijës në një këngë të gëzueshme që do përmblidhte esencën e saj.
2 vite më vonë, kënga vjen e plotësuar me një klip ku kanë marrë pjesë edhe miqtë e Gejdës. Në një videomesazh për “Rudina” në Tv Klan, mësuesja kujdestare kujtoi nxënësen që ka lënë pas një kujtim të fortë.
“Është sfiduese të flasësh për të me një lloj vetëzotërimi emocional, megjithatë janë momente të jetësuara dhe të shkruara me gërma të arta në kujtime të bukura për këdo që e njohu Gejdën. Gejda ishte këmbëngulëse në dëshirën e saj për t’i kontribuar një shoqërie më humane që e konsideron, që e vlerëson, që e respekton tjetrin. Ajo ishte unifikuese e buqetës së nxënësve të klasës.
Ajo ishte një vajzë shumë e edukuar dhe në çdo rast i vinte krejt natyrshëm të përshëndeste, të falenderonte, të uronte dhe mbi të gjitha kishte një zemër shumë të madhe për këdo që kishte nevojë. Ishe një mendjendezur si të thuash, që mbante një oaz virtytesh të cilat i përcillte denjësisht në përditshmërinë e saj por gjithashtu edhe nëpërmjet veprimtarive të ndryshme. Le të jetë kënga “Nostalgjia” përjetimi i kultivimit të këtyre kujtimeve, për t’i ruajtur këto momente të cilat janë sjellë kaq ëmbël në zërin e Orgesës. Një falenderim për mundësimin e këtij realizimi”, përfundoi mësuesja.
Shumë shtetas kinezë, por edhe kazakë, kanë krijuar kompani fiktive në Shqipëri dhe kanë përfituar miliona nga Bankers... Dalin në…
Flakët kanë përfshirë pasditen e kësaj të marte një banesë në qytetin e Korçës. Burime për mediat bëjnë me dije…
Rob Kardashian ka thyer heshtjen. Në një bisedë të rrallë në podcast-in e Khloe-s, “Khloe in Wonder Land”, ai zbuloi…
Kursi i këmbimit mes Euros dhe Lekut po thyen në ditët e fundit rekorde të reja historike. Sipas kursi zyrtar…
Një ditë gëzimi, përvjetori i martesës së një çifti ka qenë gjithmonë një ditë gëzimi, por ky nuk është rasti…
Turqia do të ndërhyjë menjëherë për të ndaluar çdo përpjekje për të copëtuar Sirinë dhe për të parandaluar çdo përpjekje…