Megjithëse të ndarë, sot është një ditë shumë e rëndësishme si për Nora Istrefin ashtu edhe për Robert Berishën. Vajza e ish-çiftit të famshëm të showbizit, Renee, feston sot 6 vjetorin. Për këtë arsye artistët janë bashkuar për t’i bërë të voglës së tyre dhuratën më të veçantë të ditëlindjes.
Këngëtarët i kanë dhuruar një shoqe të re, një qenushe të vogël. Roberti ka publikuar në InstaStory dhuratën për të bijën, teksa shkruan: “Shumë urime për ty Renee, shpirti i babit. E gëzofsh Ninën, sot i bën 2 muaj e ti 6 vjet. Të do babi shumë.”
Gjithashtu, Nora ka ndarë në profilin e saj në Instagram foto të Renee-s me qenushen në krahë. Ajo dhe Roberti kanë treguar edhe më herët se ruajnë një marrëdhënie të mirë me njëri-tjetrin për të qenë prindërit ideal për vajzën e tyre.
Dashi Dashuria: Kjo është një ditë e keqe, por që do përmirësohet në vijim. Do të shtyheni të flisni me…
Të paktën 10 punonjës kanë humbur jetën teksa luftonin me zjarret në provincën qendrore Eskisehir të Turqisë. Rreth 24 punonjës…
I ftuar sot në emisionin “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën ka qenë Jozefin Marku. Ish-banori i edicionit të katërt…
Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin Lezhë-Shkodër, në afërsi të fshatit Fishtë. Një automjet është përplasur me një…
Presidenti francez Emmanuel Macron dhe bashkëshortja e tij, Brigitte, ngritën të mërkurën një padi me 22 akuza për shpifje në…
48 orët e fundit, strukturat policore në Sarandës kanë kaluar në gjendje gatishmërie. Si fillim forcat “RENEA”, në të gdhirë…