Kleviol Ahmeti i njohur për publikun si Cllevio ka folur së fundmi mbi rastin e Noizyt dhe Stresit në Pejë.
Në një intervistë për emisionin KosovaToday ai u shpreh se reperi Noizy është personi që e ka çuar atë 4 herë në polici.
Ai pranoi se i ka ofenduar të dy reperët, por shtoi se të dy i kanë “prishur gjithë sistemin e qetësisë” dhe e kanë çuar në polici dhe gjuajtur fizikisht.
“Unë me të thënë të drejtën e pyeta Medin, se unë nuk e kam ditur këtë pjesë kam qenë me Medin kam jetuar atje kur këto muhabete janë bërë atje edhe, nuk e di Medi më tha se ka ndodhur por nuk më kishte treguar dhe është normale që e besoj se nuk është e vetmja herë se këta kanë dashur të korruptojnë e të blejnë njerëz, me këto pabesitë që bëjnë”, u shpreh ai.
“Edhe është normale a kupton. Çka kam bërë, unë këta i kam ofenduar se janë për t’u ofenduar.
Këta më kanë prishur gjithë sistemin e qetësisë time, më kanë çuar në polici edhe më kanë gjuajtur fizikisht nuk është vetëm Medi që është gjuajtur, edhe unë jam gjuajtur fizikisht.
Edhe unë për të njëjtën arsye kam shkuar atje për t’i thënë që okej të kam ofenduar, dakord.
Kam shkuar te vendet e tyre dhe kanë vepruar këta, kështu që pas veprimeve ka pasur pasoja.
Edhe këta kur duan të veprojnë duan mos të kenë edhe pasoja dhe nëpër policia na kanë çuar”, shtoi ai.
“Mua më kanë çuar katër herë në polici. Hera e fundit që jam këtu, jam po nga ai person nga Noizy i famshëm.
Nga Noizy që gjuan boksa edhe boksat atij kanë për t’i kushtuar shumë”, tha ndër të tjerash reperi.
Sakaq, Noizy dhe DJ i tij, Crax, do të ekstradohen në Kosovë ndërkohë që reperi tjetër Stresi mbetet akoma në arrati.
Me rastin e përvjetorit të rënies së veteranit dhe bashkëluftëtarit Arben Sejdiu, familja dhe bashkëluftëtarët e tij kanë organizuar homazhe…
Të paktën tre persona kanë humbur jetën dhe 36 të tjerë rezultojnë të zhdukur pas një zjarri të madh që…
Gati shtatë vjet pas tërmetit që shkaktoi 51 viktima, qindra të plagosur dhe miliona euro dëme, ndërhyrjet në apartamente dhe…
Gazetarja shqiptare, Sonila Meço, ka reaguar pas pamjeve të ish-kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi, i cili nuk u…
Ditën e sotme, mjegulla e dendur ka pushtuar aksin nacional Burrel–Skuraj, duke vështirësuar ndjeshëm qarkullimin e automjeteve, duke rritur rrezikun…
Detaje të reja nga operacioni ushtarak amerikan “Midnight Hammer”, i ndërmarrë në qershor të vitit 2025 kundër objekteve bërthamore të…