showbiz

Njihet si më i paguari në Shqipëri, habit këngëtari: Si u detyrova të marr para borxh dy vite më parë

Sinan Hoxha ka dhënë së fundmi një intervistë ku ka rrëfyer detaje nga jeta personale dhe profesionale. Në një intervistë për “Pardon My French”, këngëtari foli për marrëdhënien me Andrrën, fëmijët dhe planet për të zgjeruar familjen. Ai tha se Andrra ka qenë një bekim për të.

“Ime shoqe ka qenë një bekim, nuk e di nga më ka ardhur që kam marrë një grua të mrekullueshme. Mendoj që kam gruan më të mirë në botë deri sot. Zakonisht kur jua thua grave a do dhe një fëmijë të tretë thonë jo, po në këtë rast jam unë ai që them jo. Është një obligim i frikshëm.

Unë jam mashkulli i vetëm, të paktën te artistët, i cili që ditën që jam fejuar, nëse është ora 21:00 jam në shtëpi, përveç ditëve kur kam koncert.”, tregoi ai. Sinani tha gjithashtu se i është dashur që të marrë borxh gjatë pandemisë pasi kaloi një situatë të vështirë.

“Artistët kanë qenë më të diskriminuarit gjatë pandemisë. Një muaj para se të ndodhte e gjithë pandemia unë bëra një blerje me mendimin që në dy-tre muajt në vijim do punoja dhe do laja borxhin dhe jo vetëm që nuk e lava po u futa dhe në borxh për të kaluar muajt, pasi nuk këndova fare për dy vite.” tha ai.

të fundit

SPAK akuza të reja ndaj Belinda Ballukut, nën hetim edhe për 7 tendera të tjerë

Ditën e sotme 16 dhjetor 2025, SPAK i ka kërkuar Kuvendit heqjen e imunitetit dhe marrjen e autorizimit për arrestimin…

25 minutes ago

SPAK i kërkon Kuvendit heqjen e imunitetit Belinda Ballukut, reagon kryeministri Rama

Kryeministri i vendit Edi Rama, ka reaguar përmes një postimi në rrjetin social "X", pasi SPAK i kërkoi Kuvendit heqjen…

45 minutes ago

SPAK i kërkon Kuvendit heqjen e imunitetit të Belinda Ballukut

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK), ka njoftuar se i ka kërkuar Kuvendit të Shqipërisë, heqjen…

56 minutes ago

Gjykata trondit PSG-në, i jep Mbapes të drejtë për shumën e jashtëzakonshme

Një gjykatë pune në Paris, ka vendosur sot që PSG i detyrohet Kilië Mbapes 60 milionë euro. Kjo shumë duhet…

59 minutes ago

Aksident në në aksin Lushnje-Berat, tre makina përplasen me njëra-tjetrën

Mesditën e kësaj të marte, një aksident rrugor me përplasjen e tre automjeteve është regjistruar në aksin nacional Lushnjë–Berat. Ngjarja…

1 hour ago

“Më shau”! Plagosja e Gucci-t, dalin detaje të reja

Dalëngadalë po zbulohen detaje të reja lidhur me plagosjen e Fabion Kuçit, i njohur në rrjetet sociale si ‘Gucci’. Sipas…

1 hour ago