Aktorja britanike Dame Maggie Smith, e njohur kryesisht për rolet e luajtura në filmat e Harry Potter dhe Downton Abbey, ka ndërruar jetë këtë të premte në moshën 89-vjeçare.
Familja njoftoi se ajo ndërroi jetë paqësisht në spital herët në mëngjesin e sotëm, e premte 27 shtator në praninë e miqve dhe familjes.
None found
“Një person intensivisht privat, ajo ishte me miqtë dhe familjen në fund. Ajo la dy djem dhe pesë nipër e mbesa të dashur të cilët janë të shkatërruar nga humbja e nënës dhe gjyshes së tyre të jashtëzakonshme.
Ne dëshirojmë të shfrytëzojmë këtë rast për të falënderuar stafin e mrekullueshëm në Spitalin Chelsea dhe Westminster për kujdesin dhe dashamirësinë e tyre të pakursyer gjatë ditëve të saj të fundit.
Ju falënderojmë për të gjitha mesazhet dhe mbështetjen tuaj të mirë dhe kërkojmë që të respektoni privatësinë tonë në këtë moment”, thuhej në deklaratën e djemve.
Një legjendë e skenës dhe ekranit britanik, Smith fitoi dy çmime Oscar gjatë karrierës së saj për “The Prime of Miss Jean Brodie” në 1970 dhe “California Suite” në 1979, si dhe 8 çmime BAFTA nga Akademia Britanike e Arteve të Filmit dhe Televizionit.
Joao Cancelo është shumë pranë rikthimit te Barcelona, pasi klubi katalanas ka arritur marrëveshje me Al Hilal për ndërprerjen e…
Ka nisur marshimi drejt Kryeministrisë, në protestën e 78-të të zhvilluar në Tiranë. Protestuesit kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama…
Dy persona janë shpëtuar nga policia kufitare në qytetin e Pogradecit. Mësohet se policia kufitare ka ndërhyrë dhe ka ndihmuar…
Bashkia e një qyteti gjerman në kufi me Belgjikën u këshilloi banorëve të evakuojnë qytetin për shkak të një zjarri…
Gjykata Themelore në Prishtinë ka publikuar arsyetimin e plotë të aktgjykimit me të cilin ish-ministri i Industrisë dhe Tregtisë, Endrit…
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka reaguar për procesin gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së në Hagë, duke…