Categories: showbiz

Alketa Vejsiu tregon çfarë ndodhi vjet dhe pse “Love Story” zhgënjeu (FOTO LAJM)

Me disa pyetje përgjigje në llogarinë e saj, Alketa Vejsiu ka zgjedhur të zbulojë ca detaje nga edicioni i ri i emisionit televiziv lidhur me dashurinë, por dhe i është përgjigjur pyetjeve kureshtare të ndjekësve se çfarë nuk shkoi vitin e kaluar.

“Meqënëse të vlersoj shumë, kërkoj të më përgjigjesh sinqerisht. Ku gabuat vjet?”, ka qenë një prej pyetjeve që Alketa e ka shpërndarë edhe me një përgjigje: “Nuk besoj që janë bërë gabime. Ishte sezoni i parë i guximshëm. Mendoj që njerëzit duan “përrallën” që vazhdon edhe jashtë kamerave, çiftin dixhital. Por këtë s’e kemi neve si produksion në dorë. Dashuria ndodh kur ndodh, por nuk mund ta sforcosh të ndodhë kur nuk ndodh”.

Në pëfundim të edicionit të parë të Love Story u zbulua se çifti i krijuar nuk kishin më marrëdhënie me njëri-tjetrin dhe se djali protagonist u largua në Gjermani vetëm, aty ku dhe jetonte me familjen e tij.

“Love Story” vjen shumë ndryshe në këtë sezon të ri dhe djali i cili do të jetë në qendër të vajzave është i biri i Robert Aliajt, opinionistit të këtij formati.

Programi i cili nis më 15 nëntor do të ketë në qendër Kristi Aliajn, një ekspert parfumesh i cili më të atin përballë do të kërkojë dashurinë në ekran.

Nuk e dimë ende nëse Roberti do të tregohet tolerant me djalin e tij, apo nuk do t’i kursejë kritikat siç ndodh në shumicën e rasteve.

Ndërkohë, pak kohë më parë, autorja e programit, Ilda Lumani  kishte treguar se në fronin e programit do të ishte edhe një vajzë, nisur edhe nga interesi i madh i publikut.

të fundit

Ulje temperaturash dhe reshje shiu/ Parashikimi i motit për ditën e premte

Ditën e premte vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme. Moti parashikohet me vranësira mesatare deri të…

12 minutes ago

Bashkëjetesa fetare në Dibër: myslimanë dhe ortodoksë ruajnë kishat bizantine

Në fshatrat Maqellarë dhe Herbel të Dibrës, kishat e periudhës bizantine po ruhen falë përkujdesjes së besimtarëve ortodoksë dhe myslimanë,…

16 minutes ago

Sali Berisha i bën nder Ilir Metës, i jep tre deputetë për të bërë grupin parlamentar

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, në një intervistë për Top Channel ka bërë me dije se…

21 minutes ago

Defekte në rrjet, UKT jep njoftimin për qytetarët: Do të ketë ndërprerje të ujit

Ujësjellës-Kanalizime Tiranë njofton se, për shkak të defekteve të shkaktuara në rrjet, do të ketë kufizime në furnizimin me ujë…

35 minutes ago

Vatrat e zjarrit ende aktive në Kurorën e Dardhës në Pukë/ Flakët dalin sërish jashtë kontrollit, nisin ndërhyrjet nga ajri

Dy vatra zjarrit vijojn të jenë aktive pranë kurorës së Dardhës në Pukë. Bëhet me dije se flakët kanë dalë…

41 minutes ago

I shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Zvicra, arrestohet 25-vjeçari në Durrës, pritet ekstradimi

Mërgim Bruti 25 vjeç është arrestuar nga Policia e Durrësit pasi ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar për veprat penale “Vjedhja”…

43 minutes ago