Rita Ora vazhdoi paradën e saj të modës në New York të enjten me një paraqitje të guximshme me një fustan të shkurtër me material xhins.
Këngëtarja shfaq linjat e saj me një fustan mini, të veshur nën një pallto të madhe, gjithashtu e përbërë nga materiali xhins.
Ajo kishte mbathur këpucë me litarë ndërsa eci jashtë studiove të televizionit NBC-së drejt veturës së saj, shkruan DailyMail.
Duke buzëqeshur, Rita gjithashtu po ekspozonte pamjen e saj të re të flokëve, pasi gjatë ditës i kishte prerë flokët duke marrë kështu një pamje krejt tjetër.
Rita fillimisht e shfaqi pamjen e saj të re të flokëve kur doli në New York City më herët gjatë të njëjtës ditë. Këngëtarja, 33 vjeçare, ka hequr dorë nga flokët e saj të gjatë biondë dhe ka debutuar me një stil bob ngjyrë kafe.
Ajo dukej mahnitëse e veshur me një bluzë të zezë me prerje dhe pantallona të gjera elegante, ndërsa endej me një palë taka të trasha.
Rita gjithashtu postoi në Instagram disa fotografi rrezatuese për ndjekësit, duke ekspozuar pamjen e saj të re teksa pozonte plot stil për kamerën.
Këngëtarja e hitit “Hot Right Now” shkroi në përshkrim e imazheve: “Ndërkohë që duhet të heqësh gjërat në jetë që nuk të shërbejnë”.
Që prej mëngjesit të sotëm dhe deri më tani, një varg automjetesh ka mbetur i bllokuar në Qafë Thore, në…
Anëtarja e BE-së, Bullgaria, shënoi hyrjen e saj në zonën euro të enjten me një shfaqje monedhash euro në fasadën…
Ditën e sotme, faqja zyrtare e "Big Brother VIP", publikoi një video të re nga Dhoma e Rrëfimit, ku Kristi…
Një lajm i bujshëm është duke qarkulluar së fundmi në mediat turke. Bëhet fjalë për të ardhmen e sulmuesit të…
Një ngjarje e rëndë tronditi mesditën e sotme Orikumin në Vlorë, ku ka lënë të shokuar edhe fqinjët e çiftit…
Ditën e sotme vendi ynë, është përfshirë nga reshje shiu dhe dëbore, ku si pasojë e moti te keq është…