showbiz

Një zh*golo do hyjë BBVK 5?! Alaudin Hamiti nxjerr detaje për një nga banorët

Përgatitjet për edicionin e pestë të “Big Brother VIP Kosova” kanë nisur, ndërsa përzgjedhja e banorëve vijon të mbetet një nga temat më të diskutuara para nisjes së programit.

Moderatori Alaudin Hamiti ka dhënë sinjalin e parë konkret për kastin e ri, duke zbuluar një detaj rreth njërit prej profileve që pritet të bëhet pjesë e shtëpisë së “BBVK 5”.

Të lidhura

None found

I pyetur nga një ndjekës nëse mund të tregonte vetëm një banor apo karakter që do të jetë pjesë e këtij edicioni, Hamiti është përgjigjur shkurt: “Në rregull… zhigolo”.

Kështu, pa zbuluar emrin apo identitetin e personazhit, moderatori ka dhënë një të dhënë të parë për një prej banorëve të mundshëm të edicionit të ri.

“Big Brother VIP Kosova” është njohur ndër vite për kastin e larmishëm dhe për personazhe me profesione, histori dhe profile të ndryshme. Në edicionet e mëparshme në shtëpi kanë hyrë edhe figura që kanë sjellë në vëmendje tema më pak të zakonshme për televizionin.

Në edicionin e dytë, pjesë e kastit ishte edhe Alby, e njohur para hyrjes në reality show për punën si aktore në industrinë e filmave për të rritur.

Për “BBVK 5” ende nuk ka një datë zyrtare të nisjes, por Alaudin Hamiti ka bërë të ditur se edicioni i ri pritet të nisë gjatë vjeshtës.

Edhe studioja ku do të zhvillohen netët “Prime” mbetet një pikëpyetje. I pyetur nëse do të ketë ndryshime në hapësirën e programit, Hamiti nuk ka dhënë detaje, duke lënë të hapur mundësinë për ndryshime dhe surpriza.

Tashmë, fjala “zhigolo” është sinjali i parë i dhënë publikisht për kastin e “BBVK 5”, ndërsa identiteti i personazhit mbetet ende i pazbuluar.

Tags: Alaudinibbvk

të fundit

Përkujtohen 33 vjet nga aksidenti ajror në Ohër me 116 viktima

Sot, më 20 nëntor, shënohet 33-vjetori i një prej tragjedive më të rënda ajrore në historinë e Maqedonisë së Veriut.…

3 minutes ago

Dimovski: Zgjedhje nuk do të ketë, koalicioni OBRM-PDUKM-VLEN qëndron i fortë

Do të ishte gabim i madh nëse vendoset të shkohet në zgjedhje të parakohshme parlamentare. Në kushte kur ekziston një…

3 minutes ago

IKSHPK appeal: Vaccinate children against measles, a potentially fatal disease

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) bëri thirrje për vaksinimin e fëmijëve kundër fruthit.“Fruthi, është një sëmundje shumë…

12 minutes ago

Zajkova: if the parents of the perpetrator in Ohrid helped, they must bear criminal responsibility; their identity does not interest me

Pres që Prokuroria Publike, ndoshta edhe Ministria e Punëve të Brendshme, por në këtë rast më shumë Prokuroria Publike, të…

12 minutes ago

Gjini publishes CBK data: household debts rise significantly, how are citizens coping with the cost of living?

Kryetari i Aleancës, Ardian Gjini, ka ngritur shqetësimin për rritjen e ndjeshme të kredive të ekonomive familjare në Kosovë dhe…

12 minutes ago

EULEX rejects claims that its police officers pointed weapons at Jakup Krasniqi’s family members

Misioni i Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX) reagoi pas raportimit në disa media se pjesëtarët e…

13 minutes ago