showbiz

Një vit pa Gerti Bogdanin, emocionon bashkëshortja Edlira Çepani: Më duket sikur më përqafove dje, e çoj deri në fund kauzën tënde

Bashkëshortja e Gerti Bogdanit, Edlira Çepani, ka publikuar një mesazh prekës në rrjete sociale teksa sot shënohet 1 vit nga ndarja e ish-deputetit nga jeta. Edlira Çepani shprehet se dhimbja s’i kalon me kohën ndërsa shton se i duket sikur dje Bogdani i dha përqafimin e fundit.

Sakaq, Edlira Çepani shprehet se do vazhdojë misionin e Bogdanit dhe do t’i ngrejë lart të gjithë vlerat dhe kauzat për të cilat ai ka luftuar.

“1 vit pa ty Gert! Duket edhe si një përjetësi, por edhe sikur ishte dje që na dhe përqafimin e fundit… Çdo ditë e çdo vit pa ty do duket si një përjetësi, e do duket sërish sikur të kemi aty në çdo moment!

Dhimbja nuk kalon me kohën, thjesht na e lehtësojnë pak barrën njerëzit që na duan e tek të cilët gjejmë mbështetje dhe ngushëllim…

Jemi të bekuar se kaq shumë njerëz na kanë dashur e na duan fort, kaq shumë miq nga e gjithë bota që të kujtojne me mall dhe respekt, e që sot janë sërish duke të kujtuar ty, si një dritë që ndriçoje zemrat e kujtdo që kishe pranë.

Ne do e vazhdojmë hap pas hapi misionin tënd, do t’i ngremë lart gjithë vlerat dhe kauzat për të cilat ti luftove fort, deri sa të kemi jetë! Të duam pafund e do jemi çdo ditë plot mall, deri ditën kur të takohemi sërish, drita jonë!”-shkruan Çepani.

të fundit

Gazment Bardhi: Fjalimin e Diellës e kishte shkruar Rama, e ktheu Kuvendin në teatër kukullash

Kryetari i grupit parlamentar të PD, Gazment Bardhi, ishte i ftuar në emisionin “Kjo Javë” në Neës24, ku ka folur…

30 minutes ago

Zgjedhjet për kryetarin e PD, Gazment Bardhi tregon nëse do mbështes kandidaturën e Sali Berishës

Gazment Bardhi, kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, komentoi në emisionin “Kjo Javë” në News 24 zhvillimet për zgjedhjet…

1 hour ago

Detaje nga sulmi ndaj efektivit në Fushë-Krujë, policia kontrolle në banesën e autorit

Detaje të reja janë mësuar në lidhje me ngjarjen në Fushë-Krujë ku një punonjës policie, i identifikuar si E. Kasmi,…

2 hours ago

FOTO/ Rozana Radi e ftoi për një supë, Klajdi Musabelliu i përgjigjet ‘ashpër’: O shtrigë!

Dy këngëtarët e njohur, Rozana Radi dhe Klajdi Musabelliu, kanë patur debate mjaft të forta me njëri-tjetrin teksa ishin brenda…

2 hours ago

EMRAT/ Ishte duke parkuar makinën, dhunohet punonjësi i policisë në Fushë-Krujë, identifikohet autori

Një punonjës policie është dhunuar këtë të premte në Fushë-Krujë, teksa po parkonte makinën e tij. policia natën Gazetarja Klodiana…

2 hours ago

Moderatorja sexy fut në sherr ish-gjyqtarin me bashkëshorten, gjithçka ndodhi pas një fotoje në Instagram

Ish-arbitri i FIFA-s, Lorenc Jemini, ka folur për raportet në çift dhe për xhelozitë që shpesh lindin mes tij dhe…

3 hours ago