showbiz

Një vit nga vdekja e vëllait të Gjestit, motra e tij shpërthen ndaj atyre që publikuan foto te varri: Dhimbja nuk tregohet në rrjete sociale

Një vit ka kaluar nga aksidenti tragjik me motor që i mori jetën Eldion Kelmendit, vëllait të Gjestit. Në ditën përkujtimore, rrjetet sociale janë mbushur me fotografi dhe dedikime për të ndjerin, por mënyra se si disa persona kanë zgjedhur ta përkujtojnë ka shkaktuar reagimin e ashpër të familjes.

Blerina, motra e Gjestit, ka reaguar publikisht përmes Instagramit, duke kritikuar ata që kanë publikuar fotografi pranë varrit të Eldionit apo mesazhe të gjata për humbjen e tij.

Të lidhura

None found

Ajo ka kërkuar që dhimbja e familjes të mos kthehet në material për publikime në rrjetet sociale dhe ka qenë veçanërisht e drejtpërdrejtë në mesazhin e saj.

“Unë nuk mund ta kuptoj se si mund të jenë njerëzit pa ndërgjegje e pa pikën e respektit. Çfarë doni të tregoni me foto te varri e me ato referate që i shkruani në rrjetet sociale? Unë veç di t’ju them: Marre ju qoftë! ‘Kishe po bëjmë diçka’, duke bërë filma – kjo vlen për të gjithë ju që sot po e bëni këtë gjë”, ka shkruar ajo.

Blerina nuk është ndalur me kaq. Në një tjetër postim, ajo ka kundërshtuar sërish ekspozimin publik të humbjes së vëllait, duke theksuar se dhimbja, sipas saj, nuk ka nevojë të dëshmohet përmes fotografive, videove apo dedikimeve publike.

“Dhimbja nuk tregohet në rrjetet sociale me foto, me video e me shkrime. Kjo është krejt vëmendje që doni të keni, por jo me këto lloj gjërash, jo”, është shprehur motra e Gjestit.

Reagimi i saj vjen në një ditë veçanërisht të dhimbshme për familjen, pikërisht kur mbushet një vit nga ndarja tragjike e Eldionit nga jeta.

Për Blerinën, përkujtimi i të ndjerit nuk duhet të shndërrohet në ekspozim publik të dhimbjes. Përmes mesazheve të saj, ajo ka kërkuar që familja dhe humbja e Eldionit të respektohen, duke shmangur publikimet që, sipas saj, bëhen më shumë për vëmendje sesa për të nderuar kujtimin e tij.

të fundit

Lausanne-Sport bllokon mundësinë e Edion Dërgutit për prova te Sevilla

Mesfushorit të talentuar Edion Dërguti iu pamundësua një hap i madh në karrierë, kalimi te gjiganti spanjoll Sevilla, nga klubi…

13 seconds ago

Motra e gjeti prezantuesen Rabia Ahsan të gjakosur pas të shtënave në banesë, arrestohet bashkëshorti

Një ngjarje e rëndë ka tronditur Pakistanin, ku prezantuesja e njohur televizive Rabia Ahsan, 41 vjeçe, nënë e dy fëmijëve,…

12 minutes ago

Inteligjenca artificiale mund të zhdukë 800 mijë vende pune në Gjermani brenda 15 viteve: “Askush nuk është imun

Rreth 800 mijë vende pune pritet të zhduken në Gjermani gjatë 15 viteve të ardhshme si pasojë e përhapjes së…

12 minutes ago

Kurti i kërkon udhëheqjes së re serbe të pranojë pavarësinë e Kosovës

Kryeministri Albin Kurti tha se udhëheqja e re e Serbisë duhet ta njohë realitetin e shekullit XXI se Kosova është…

17 minutes ago

Safe City” shtrihet edhe në Bllacë; nga gjobat priten rreth 10 milionë euro në vit

Sistemi “Safe City” do të zgjerohet deri në muajin shkurt në të gjithë territorin e vendit, fillimisht në Strumicë, më…

18 minutes ago

Asllani i bashkohet Kosovës në formë të mirë para ndeshjeve me Izraelin dhe Irlandën

Fisnik Asllani i është bashkuar Kombëtares së Kosovës në një moment shumë të mirë të formës - me shpresën që…

18 minutes ago