showbiz

Një tjetër dasmë VIP në listën e kësaj vere, Isida Mollaymeri kurorëzon së shpejti dashurinë e saj

Të shtunën një nga çiftet më në zë të momentit, Luizi dhe Kiara kurorëzojnë dashurinë e tyre në martesë. E më pas në verë na presin dy dasma në showbizin shqiptar: Arbana Osmani me Eduart Grishajn dhe Klea Huta me Elgit Dodën.

Por, duket se listës i është shtuar edhe një dasmë tjetër. Gjithsesi, koha nuk dihet ende.

Po flasim për balerinën e njohur Isida Mollaymeri e cila deklaroi sot në ‘Top Albania Radio’ se shumë shpejt do kurorëzojë dashurinë e saj.

“Do të jetë e shpejtë mendoj. Më erdhi radha dhe mua, e kam shtyrë shumë.(qesh) Teatri me zë pjesën më të madhe të ditës.”-deklaroi bukuroshja.

Duke folur për partnerin e saj, ajo tha se:

“Partneri im ka pranuar një artiste në shtëpi dhe kjo nuk është diçka e lehtë. Ne artistët jemi të lirë, jemi egoist, nuk kemi kohë, i përjetojmë gjërat ndryshe. Ne nuk rrimë asnjëherë në një vend, duam vëmendjen, kemi disa gjëra specifike ndryshe nga njerëzit e tjerë. Mua më pëlqen partneri që kam, nuk e shikoj shumë pjesën e jashtme, shoh mënyrën se si sillet me mua dhe se si sillet me të tjerët. Nuk jam shquar për të pëlqyer meshkujt e bukur. Të gjitha shoqet i kam shumë më të bukura se vetja por ka qenë rastësi.”

Kohë më parë Isida pranoi se ka ngrirë vezët. Ajo tha se kërkon edhe pak kohë për veten dhe se e ka bërë në Shqipëri këtë procedurë.

“Ka disa kohë që e kam bërë. Faleminderit mjekësisë që ia kemi arritur kësaj dite. Kërkoj dhe pak kohë për veten time. Është një gjë që ti e ke ty, nëse ti do pas disa vitesh. Ora biologjike është ora biologjike. Është e imja dhe rritet në barkun tim. Nëse nuk e përdor për vete mnd t’ja japësh dikujt tjetër. E kam bërë këtu në Shqipëri.”

të fundit

Aksident në Ksamil, plagoset rëndë një 29-vjeçar, pritet të transportohet drejt spitalit të Traumës

Aksident në Ksamil, plagoset rëndë një 29-vjeçar, pritet të transportohet drejt spitalit të Traumës.

6 minutes ago

Meta akuzon SPAK-un dhe gjyqtarin Çela: “Farsë gjyqësore kundër meje, zero prova”

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka reaguar përmes një deklarate publike ndaj vendimit të gjyqtarit Erjon Çela, duke…

1 hour ago

Ngjarja tragjike, ndërrojnë jetë dy vajza 16-vjeçare nga Kërçova pas aksidentit me motoçikletë

Dy 16-vjeçare nga Kërçova, Eriona Ramadani dhe Albina Abazi, kanë vdekur si pasojë e një aksidenti me motoçikletë që ndodhi…

1 hour ago

Banka zvicerane gjobitet për pastrim parash, vlera e krimit rreth 71 milion franga

Zyra Federale e Prokurorit të Zvicrës ka gjobitur bankën "Safra Sarasin” me 3.5 milion franga zvicerane (4.34 milion dollarë) për…

2 hours ago

Aksident në autostradën Durrës-Tiranë, trafiku bëhet kilometrik

Aksident në autostradën Durrës- Tiranë, në afërsi të mbikalimit të Fllakës. Ende nuk dihen pasojat e këtij aksidenti, ndërsa është…

2 hours ago

Rike Roçi mahnit ndjekësit me pozat e fundit në bikini

Rike Roçi ka ndezur rrjetin me paraqitjet e saj të fundit në Instagram, ku ka ndarë disa fotografi nga pushimet…

2 hours ago