Prezantuesi televiziv dhe aktori Nick Cannon ka zbuluar se ai është në pritje të fëmijës së tij të dhjetë – vetëm një muaj pas ardhjes në jetë të fëmijës së tij të tetë, dhe ndërsa ai është ende në pritje të lindjes së foshnjës së tij të nëntë. E dimë që u bëtë lëmsh, por do sqaroheni në rreshtat më poshtë.
Nick, ndau lajmin përmes Instagramit të mërkurën, ndërsa postoi një video që tregonte atë dhe nënën e tij , Brittany Bell, duke marrë pjesë së bashku në një fotosesion materniteti.
None found
“Koha ndaloi dhe kjo ndodhi”, ka shkruar ai në klipin, ku shfaqet ajo duke pozuar topless përkrah Nick-ut, me barkune rrumbullakosur.
Ai vendosi dorën në barkun e saj në një moment intim, ndërsa të dy u panë në sy.
Aktualisht nuk dihet gjinia dhe data e lindjes së foshnjës, por ky do të jetë fëmija i tretë i tij dhe i modeles së bashku; ata kanë gjithashtu djalin Golden, pesë vjeç, dhe vajzën, Powerful Queen, një.
Nick në fakt ka mirëpritur tetë fëmijë të tjerë me pesë gra gjatë dekadës së fundit – njëra prej të cilëve lindi pak më shumë se një muaj më parë – dhe përveç fëmijës që ai pret me Brittany, ai gjithashtu ka një tjetër rrugës me DJ Abby De La Rosa.
Abby, zbuloi në qershor se ishte shtatzene, por nuk bëri të ditur se kush ishte babai në atë kohë, TMZ raportoi disa ditë më vonë se Nick ishte babai; foshnja thuhet se do të pritet më 25 tetor.
Fëmija i tij i tetë – një djalë me emrin Legendary Love – lindi më 28 qershor; ai mirëpriti djalin me modelen 31-vjeçare Bre Tiesi, me të cilën besohet se është në lidhje.
Presidenti amerikan Donald Trump dhe Sekretari i Shtetit, Marco Rubio, po shqyrtojnë mundësinë e shkarkimit të Kimberly Guilfoyle nga posti…
Njoftimi i presidentit amerikan Donald Trump për një armëpushim energjetik mes Rusisë dhe Ukrainës ka shkaktuar paqartësi, pasi pala ruse…
Është mbyllur protesta e 134-të kundër qeverisë së kryeministrit Edi Rama, pas marshimit të qytetarëve në kryeqytet dhe thirrjeve për…
Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, ka kërkuar nisjen e një hetimi gjithëpërfshirës ndaj krijuesve të dokumentarit “NAZA” dhe ndjekjen e tyre…
Duket se fati dhe ndërhyrja e Rojës Bregdetare greke kanë shpëtuar një turiste 44-vjeçare nga El Salvadori, pas gati 12…
Janë mbyllur fjalimet e protestës sot në ditën e 134-të. Protestuesit tashmë kanë nisur të marshojnë në rrugët e Tiranës.…