showbiz

Një kapitull mbyllet, një tjetër hapet: Historia e re në jetën e Unikkatil

Një nga figurat më të rezervuara të skenës shqiptare, Viktor Palokaj, i njohur me emrin artistik Unikkatil, së fundmi është në qendër të vëmendjes për jetën e tij private, një territor që për vite me radhë ka mbetur i paarritshëm për publikun dhe mediat. Sipas burimeve, reperi legjendar dhe bashkëshortja e tij Valbona i kanë dhënë fund martesës.

Ndarja nuk ka qenë pjesë e thashethemeve publike dhe është mbajtur larg syve të mediave, duke u ditur vetëm nga një rreth shumë i ngushtë njerëzish. Informacioni tashmë po konfirmohet nga burime që theksojnë se çifti është ndarë prej kohësh.

Të lidhura

None found

Megjithatë, zhvillimet nuk ndalen aty. Sipas burimeve ekskluzive për Prive By LS, artisti është futur në një kapitull të ri të jetës së tij dhe prej disa kohësh është në një lidhje të re. Po ashtu thuhet se lidhja nuk është e përkohshme, por ka marrë një drejtim serioz.

Edhe pse i njohur për privatësinë e theksuar dhe mospërfshirjen në ekspozim mediatik, duket se Unikkatil ka reflektuar në mënyrë të tërthortë lumturinë e tij të re. Së fundmi, në biografinë e tij në Instagram është shtuar shkronja “J” e shoqëruar me një zemër, detaj që ka ngjallur menjëherë reagime dhe interpretime nga fansat

Rritet kurioziteti nëse ky kapitull i ri do të sjellë më shumë hapje nga ana e reperit, por për momentin, gjithë vëmendja është te shkronja “J” dhe kuptimi që ajo mban.

të fundit

Takimi me deputetët e Tiranës, Rama jep detaje nga mbledhja: Hap i nevojshëm për sezonin e ri politik

Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish në lidhje me takimin që pati me deputetët e PS-së në Qarkun e Tiranës,…

4 minutes ago

Tetovë dhe Gostivar: katër raste dhune, mes tyre edhe kërcënim me armë, të raportuara brenda një dite

SPB Tetovë ka njoftuar për tre raste të sulmeve fizike dhe një rast të kërcënimit me armë gjatë 24 orëve…

4 minutes ago

Bytyçi: Vuçiqi dhe Rama synojnë dobësimin e shtetit të Kosovës, propozimi për Faton Bislimin duhet shqyrtuar seriozisht

Miku i madh i shqiptarëve, denoncuesi i njohur i masakrës së Reçakut, ambasadori amerikan, William Walker, prej shumë kohësh është…

16 minutes ago

139 pediatric cases in Tetovo in 48 hours, 12 children hospitalized

139 raste të reja janë regjistruar vetëm gjatë 48 orëve të fundit në Repartin e Pediatrisë pranë Spitalit Klinik të…

38 minutes ago

Flakët përhapen në Vajkal, banesat në rrezik dhe banorët përballen me zjarrin

Situatë kritike në fshatin Vajkal të Bulqizës, ku një zjarr i përmasave të mëdha po përhapet me shpejtësi dhe po…

38 minutes ago

Ministry of Interior: 13 Drivers Arrested in One Day for Traffic Violations

Nga Ministria e Punëve të Brendshme njoftojnë se gjatë 24 orëve të fundit, në të gjithë vendin, janë privuar nga…

38 minutes ago