showbiz

Një influencuese në TikTok rrëfen përvojën e hidhur me dizajnerin Valdrin Sahiti: Më gënjyen e mashtruan, kam qarë gjithë ditën

Një influencuese në TikTok, Sahar Khorram, e njohur përmes llogarisë ‘sistalkswithsahar’, ka ndarë një rrëfim me ndjekësit përmes kësaj platforme.

Ajo ka treguar përvojën e saj jo të mirë me dizajnerin e njohur nga Kosova, Valdrin Sahiti.

Të lidhura

None found

Në një video të publikuar, thotë se i ka parë gjithandej fustanet e Sahitit dhe për këtë ka vendosur që dy të tillë t’i realizojë për martesë.

E njëjta ka kontaktuar me stafin e stilistit në rrjete sociale dhe se kanë rënë dakord që fustanet t’ia sjellin më 5 gusht, tri javë përpara ceremonisë së dasmës.

Megjithatë, kjo gjë nuk u realizua.

“Të merresh me këta njerëz tash e një muaj e gjysmë ka qenë e tmerrshme dhe ata janë përgjegjës për krijimin e dy fustaneve të mia. Është një javë para dasmës dhe nuk i kam akoma”, ka thënë ajo.

Bukuroshja tutje theksoi: “I kam kontaktuar këta njerëz më 1 qershor dhe i kam pyetur nëse fustanet do të jenë gati në fund të korrikut, dasma ime do të jetë fundjavën e 30 gushtit dhe 1 shtatorit dhe kam menduar se do kem një muaj të tërë që nëse diçka shkon keq, sepse gjithmonë llogaris për diçka që mund të shkojë keq. Ata më thanë se nuk mund të m’i dërgojnë fustanet deri më 5 gusht. Thashë “e di çfarë? Është në rregull, janë ende tri javë kohë dhe për aq kohë që i marrë më 5 gusht, jam mirë”, rrëfeu ndër të tjerash Sahar.

Një javë para datës së saktë, ajo ka biseduar sërish me ekipin dhe i është thënë se nuk janë ende gati.

Tutje, Khorram pretendon se janë sjellë keq me të dhe se e kanë gënjyer e manipuluar.

Më pas, i është thënë të paguajë një postë të shpejtë në mënyrë që fustanet të arrijnë në kohë.

Sahar e revoltuar ka debatuar me ta duke thënë që shërbimin duhet t’ia kryejnë, pavarësisht që në fund i shtoi edhe 400 dollarë, vetëm që t’i ketë në kohë.

Fustanet më pas ia dërguan në Los Angeles dhe ka qenë një mike i saj që ia ka sjellë në Paris.

Përkundër masave trupore që ia kishte dërguar, ajo thotë se iu desh të intervenonte sërish me ndihmën e një miku të saj, gjithashtu dizajner.

Këtë Sahar e ka cilësuar si një përvojë të hidhur, madje shpenzoi edhe një shumë të madhe parash.

 

 

të fundit

Plas keq në Kuvend/ Berisha- Gonxhes: U fute në lice duke pikturuar makinën e diktatorit. Ministri: Plak matuf mos na hapni barkun, kam vizatuar që 3-vjeç

Kryedemokrati Sali Berisha dhe Ministri Blendi Gonxhja janë përplasur me tone të ashpra në Kuvend, lidhur me mënyrën se si…

10 minutes ago

Aksident në Roskovec, shoferi me makinë përplas dy të moshuar, detajet e para

Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në Roskovec, ku dy persona kanë mbetur të plagosur. Sipas njoftimit të policisë,…

42 minutes ago

Plas dhuna në burgun e Burrelit, i dënuari me 25 vite burg godet me grushte efektivin e policisë

Një ngjarje e rëndë është shënuar mbrëmjen e kaluar në burgun e sigurisë së lartë në Burrel, ku një i…

1 hour ago

“Keni dëgjuar për një projekt në një ishull dhe një zog të bukur”/ Rama: Ajo që nuk keni dëgjuar, pjesa më e madhe ka të bëjë me të rinjtë

Kryeministri Edi Rama, gjatë fjalës së tij në Konferencën e Investimeve BE-Ballkani Perëndimor, iu referua projektit të Zvërnecit, duke e…

2 hours ago

Marta Kos: 2027 mund të jetë viti i Shqipërisë, nëse vijon me të njëjtin ritëm drejt BE-së

Komisionerja europiane për Zgjerimin, Marta Kos, ka deklaruar se viti 2027 mund të jetë një moment i rëndësishëm për Shqipërinë…

2 hours ago

“Të Bashkuar për Shqipërinë”/ Studentët njoftojnë krijimin e një partie të re politike: Do ofrojmë rrugën kushtetuese për shtetin e së drejtës

Një grup studentësh, së bashku me të rinj atdhetarë, profesionistë nga fusha të ndryshme dhe përfaqësues të diasporës, kanë njoftuar…

3 hours ago