showbiz

Një i verbër pjesë e “BBVA5”, të gjithë në lot, Brikena: Do kujdesem si të jetë vëllai ose babai im

Sezoni i pestë i “Big Brother VIP Albania” solli diçka ndryshe në historinë e formatit në Shqipëri. Për herë të parë, në shtëpinë më të ndjekur në vend do të jetë pjesë një banor i verbër, duke shënuar një hap domethënës drejt përfshirjes dhe përfaqësimit në televizionin shqiptar.

Pjesëmarrja e tij pritet të sjellë një perspektivë të re në dinamikën e lojës dhe në raportin e publikut me realitetet që shpesh mbeten jashtë vëmendjes mediatike.

Kush është Stenaldo Mëhilli?

Stenaldo Mëhilli është banori tjetër që është futur në shtëpinë e Big Brother, edhe pse ai e ka prekur i pari këtë shtëpi.

Stenaldo Mëhilli, 28 vjeç ka lindur në Fier dhe sot jeton me nënën dhe vëllanë.

Rruga e tij jetësore është shënuar herët nga një ngjarje e rëndë, vrasja e të atit, e ndodhur kur ai ishte vetëm tre muajsh.

Kjo humbje e hershme ka ndikuar strukturën e sistemit familjar dhe ka pozicionuar nënën si figurën qendrore të lidhjes emocionale dhe funksionale përgjatë gjithë zhvillimit të tij.

Në moshën 6 mujore, si shkak i një infeksioni të rëndë, ai humb shikimin.

Pavarësisht kësaj ai i ka përballuar vështirësitë pa u vendosur në rol viktime dhe në dëshirën për t’u vlerësuar për aftësitë, përpjekjet dhe arritjet e tij, e jo nga rrethanat personale apo karakteristikat fizike.

Ka marrë pjesë në The Voice, për të ndjekur ëndrrën e tij për muzikën, por një tjetër pasion i madh ka qënë gazetaria. Ka punuar në Top Albania Radio dhe e kujton si një nga periudhat më të bukura të jetës.

Më pas, largimi në Gjermani për të punuar e ka bërë edhe më të pavarur.

Stenaldo mësoi të gatuante, të orientohej në rrugët e qytetit edhe pse nuk përjashton që në shumë raste është gjendur edhe në rrezik e vështirësi.

Rikthimi në Shqipëri vjen si pamundësi e nënës së tij, për t’u përshtatur me jetesën në Gjermani.

Big Brother-in e ka ëndërruar prej vitesh dhe mendon se do të jetë eksperienca që do i japë një drejtim të ri personal dhe profesional.

“Unë në Big Brother hyj për të qenë i barabartë me të tjetër. Big Brother është mali më i lartë që unë ngjis në hapat e jetës”, është shprehur ai.

Nuk do që të trajtohet ndryshe, ka shumë armë për të luftuar në garë dhe thotë se në asnjë moment nuk do të viktimizohet.

Nuk e sheh veten si përfaqësues të komunitetit të personave me dëmtim të shikimit, por dëshiron të jetë natyrshëm një model pozitiv, që përmes funksionimit të përditshëm dhe arritjeve personale kontribuon në reduktimin e paragjykimeve sociale.

Lajmi ka sjellë emocione të forta brenda shtëpisë, disa prej banorëve nuk kanë mundur të mbajnë lotët, duke treguar reagimin e tyre të sinqertë dhe mbështetjen për kolegun e ri.

Ky moment pritet të ndikojë dukshëm në dinamikën e shtëpisë dhe të ndryshojë mënyrën se si banorët ndërveprojnë me njëri-tjetrin, duke sjellë emocione të papritura në program.

të fundit

Përplasje në Komisionin e Reformës Territoriale/ Mziu: Po bëni autogol me afatet, Mazniku: Proces teknik, s’është procedurë

Deputeti i PD-së, Xhelal Mziu, është përplasur me Arbjan Maznikun , gjatë mbledhjes në Komisionin për Reformën Territoriale. Kryetari i…

30 minutes ago

Dosjet e Epstein/ Dërgonte donacione vjetore prej 50,000 € për klubet studentore të Harvardit edhe pas dënimit të tij

Zbulime të reja nga dokumentet e Departamenti i Drejtësisë i SHBA-së hedhin dritë mbi lidhjet e Jeffrey Epstein me qarqe…

32 minutes ago

Vizita në Kosovë, kryeministri Rama pritet me ceremoni zyrtare nga Albin Kurti

Mesditën e kësaj të hëne, kryeministri Edi Rama, është pritur në Kosovë, 16 shkurt 2026, me një ceremoni zyrtare nga…

1 hour ago

Nëna e Beatrix Ramosaj shënon fitore në betejën shëndetësore: Sot i rashë gongut

Antigona Ramosaj ka ndarë me ndjekësit një mesazh emocional dhe frymëzues, duke bërë të ditur përfundimin e një etape të…

1 hour ago

Reforma Territoriale duhet t’i rezistojë kohës/ Boçi në Komision: Të bëhen dëgjesa edhe me qytetarët, të menaxhohen nga një sekretariat i pavarur, Bashkitë kontrollohen nga maxhoranca

Në mbledhjen e sotme të Komisionit të Posaçëm për Reformën Territoriale, u diskutua për kalendarin e punës. Bashkëkryetari Luçiano Boçi…

1 hour ago

Arjan Konomi përplaset ashpër me Krusitën: Ishe zhgënjim total, vetëm merrje frymë

Opinionisti i Fan Club, Arjan Konomi, është përplasur me Krusitën për qëndrimin e saj në Big Brother VIP Albania. Ai…

2 hours ago