Ka nisur protesta e 12-të kombëtare kundër projektit të Zvërnecit, ku mijëra qytetarë kanë marshuar fillimisht nga Sheshi Skënderbej drejt Kryeministrisë. Me pankarta në duar, protestuesit i kanë kërkuar sërish kryeministrit Edi Rama dorëheqjen dhe anulimin e projektit.
Po ashtu, janë bërë thirrje edhe kundër kryedemokratit Sali Berisha, pavarësisht raportimeve të ditës së sotme se këtij të fundit i është hequr statusi “Non Grata” nga SHBA.
None found
Më pas, disa qytetarë kanë marrë fjalën në podium dhe kanë bërë sërish thirrje për largimin e qeverisë.
Pjesëmarrës në protestë ishte edhe aktori Mehdi Malkaj, i cili e cilësoi të veçantë atmosferën e krijuar në shesh, ndërsa tha se qytetarët e mbledhur aty janë njerëz që nuk dorëzohen.
“Jemi në bulevardin qendror. Emocion i madh. Jemi me ca njerëz që i kanë rënë murit me kokë dhe kanë dalë matanë. Jemi në një vend ku nuk ia mban kryeministrit të vijë të thotë ndonjë fjalë”, tha Malkaj.
Gjithashtu, pritet që më vonë të zhvillohet edhe një marshim në rrugët e Tiranës, siç ka ndodhur edhe në netët e mëparshme të protestës.
Pas qëndrimit përpara godinës së Kryeministrisë, mijëra qytetarë kanë nisur marshimin në rrugët kryesore të Tiranës, duke vijuar protestën e…
Cristiano Ronaldo kryeson bindshëm listën e yjeve më të pasur të Kampionatit Botëror 2026, ndërsa Lionel Messi dhe Neymar kompletojnë…
Tashmë është zyrtare: José Mourinho është trajneri i ri i Realit të Madridit. Portugezi ka firmosur një kontratë 3-vjeçare me…
Mijëra qytetarë u mblodhën mbrëmjen e sotme në ditën e 12-të të protestës para kryeministrisë për të kërkuar dorëheqjen e…
Protestat që po zhvillohen në Tiranë prej 12 ditësh kundër investimeve në zonat e mbrojtura nuk e pengojnë procesin e…
Debati i nisur ditët e fundit rreth rolit të influencuesve në Shqipëri ka marrë përmasa të reja, pasi është shoqëruar…