Categories: showbiz

Niamh O’Brien, bashkëshortja e Michael Flatley, ndahet nga jeta në moshën 52-vjeçare

Niamh O’Brien, valltare e njohur irlandeze dhe partnerja e jetës së yllit të “Riverdance”, Michael Flatley, ka vdekur në moshën 52-vjeçare.

Të lidhura

None found

Flatley e konfirmoi lajmin përmes një postimi në rrjetet sociale, ku shprehu dhimbjen për humbjen e bashkëshortes së tij, me të cilën kishte qenë i martuar prej 20 vitesh. “Zemra ime është thyer. Kam humbur gruan time të bukur, Niamh, dhe shoqen time më të mirë. Nusja ime e mrekullueshme prej 20 vitesh është larguar te Zoti në parajsë”, shkroi ai.

Artisti e kujtoi O’Brien si një nënë dhe bashkëshorte të jashtëzakonshme, duke theksuar se jeta e familjes së tyre nuk do të jetë më e njëjtë pa të.

Sipas një përfaqësuesi të familjes, O’Brien ndërroi jetë paqësisht në Beacon Hospital në Dublin, pas një periudhe sëmundjeje. Familjarët kanë kërkuar privatësi dhe kanë shprehur mirënjohjen e tyre për mjekët dhe personelin e spitalit që u kujdesën për të.

O’Brien kishte ndërtuar gjithashtu një karrierë në skenën e kërcimit irlandez. Ajo luajti rolin kryesor të Saoirse në “Lord of the Dance” dhe mori pjesë në produksionet “Riverdance”, “Feet of Flames” dhe “Celtic Tiger”.

Michael Flatley dhe Niamh O’Brien u martuan në vitin 2006, ndërsa një vit më pas u bënë prindër të një djali, Michael St James.

Gjatë periudhave të vështira shëndetësore, O’Brien qëndroi pranë bashkëshortit të saj. Flatley njoftoi në vitin 2023 se ishte diagnostikuar me një formë agresive të kancerit dhe kishte folur më herët për mbështetjen e familjes gjatë trajtimit.

Informacionet për ceremoninë e varrimit do të publikohen më vonë./TAR

të fundit

Ekrem Selimi dhe Fatlum Zogaj lihen në paraburgim për një muaj

Gjykata Themelore në Prishtinë ka caktuar nga një muaj paraburgim për Ekrem Selimin dhe Fatlum Zogajn, të ndaluar. Kjo pas…

8 minutes ago

Lulzim Hiseni presents credentials as Kosovo’s ambassador to France to President Macron

Ambasadori i Republikës së Kosovës në Francë, Lulzim Hiseni, i dorëzoi letrat kredenciale Presidentit të Republikës Franceze, Emmanuel Macron, në…

12 minutes ago

Nagavci calls for the urgent election of Kosovo’s president

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Arbërie Nagavci, ka kërkuar që zgjedhja e Presidentit të Republikës së Kosovës të bëhet sa më…

12 minutes ago

Haradinaj accuses Kurti of pushing Kosovo toward elections

Deputeti i Aleancës, Ramush Haradinaj, e ka fajësuar kryeministrin Albin Kurti se gjoja ai po e dërgon vendin përsëri në…

13 minutes ago

Bekim Sejdiu: My name is being discussed again for president, but I am not part of the process

Bekim Sejdiu ka reaguar sërish lidhur me përmendjen e emrit të tij si kandidat për President të Kosovës, në ditën…

13 minutes ago

Salianji kërkon hetim të menjëhershëm për rrugën Milot-Balldren: Kostoja është rritur me afro 100 milionë euro

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, ka denoncuar rrugën Milot-Balldren, që e cilëson si një skandal të qeverisë. Sipas Salianjit,…

14 minutes ago