Fansat duket se i kanë gjetur sozinë Lei Krajës dhe mund të themi se kanë qëlluar në shenjë. Moderatorja e sportit ka zbuluar ditën e sotme se çdo ditë merr nga një mesazh, ku ndjekësit i thonë se ka një ngjashmëri shumë të madhe me partneren e Crsitiano Ronaldo-s, Georigina Rodriguez.
Ajo ka postuar në Instagram një foto të Georigina-s dhe ka pyetur ndjekësit nëse ngjajnë vërtetë. Lei shprehet se vetë mendon se nuk ngjajnë, por ua ka lënë ndjekësve në dorë që të vendosin.
None found
“Ju betohem marr mesazhe çdo ditë për ngjashmërinë që kam me Georgina Rodriguez. Unë mendoj se nuk ngjajmë”, shkruan ajo.
Ndërsa pjesa më e madhe e ndjekësve thonë se dy vajzat kanë ngjashmëri mes tyre.
Ndërkohë në një intervistë të dhënë së fundmi për emisionin “Pushime On Top” Lei tregoi arsyen e largimit nga spektakli i humorit “Portokalli”. Lei tha se nuk e gjeti veten si aktore, ndaj vendosi të largohej. Ajo u shpreh se më mirë do të ishte ta moderonte spektaklin se sa të kishte një rol si aktore.
“Do ishte më ndryshe nëse do isha prezantuese e ‘Portokallisë’, sesa aktore. Nuk ishte aktrimi për mua, është ndryshe kur je e ftuar për një skeç, që ta bëjnë shumë të thjeshtë. Nuk e gjeta shumë veten”, u shpreh moderatorja.
Sipas raportimit të Mundo Deportivo, Barcelona shpreson ta finalizojë gjatë javës së ardhshme transferimin përfundimtar të mbrojtësit të talentuar uruguaian,…
Konfederata Braziliane e Futbollit ka dërguar një letër zyrtare në FIFA për të protestuar ndaj anulimit kontrovers të golit të…
Një punonjëse administrate në Bashkinë Maliq, ka mbajtur fjalimin në Reformën Administrative-Territoriale që u mbajt në Korçë [...] Read More...…
Ish-deputetja Lajla Përnaska deklaroi se mban përgjegjësi personale për votën e saj pro ndryshimeve kushtetuese të vitit 2008, duke theksuar…
Pedri ka shprehur edhe një herë admirimin e tij për Lionel Messin, duke deklaruar se argjentinasi është i vetmi futbollist…
Një punonjëse administrate në Bashkinë Maliq, ka mbajtur fjalimin në Reformën Administrative-Territoriale që u mbajt në Korçë [...]Read More...