Qëndrimi i Vesa Lumës në Shqipëri po sjelll surpriza shumë të bukura. Pas pjesëmarrjes me Big Bastën në Festivalin e Këngës, Vesa ka gati një tjetër surprizë.
Këngëtarja e dashur do të sjellë pas 20 vitesh një koncert recital, të quajtur “Pikë Vese”. Koncerti do të vijë më 11 shkurt në Teatrin e Operës dhe Baletit.
“Të dashurit e mi.. mes shumë emocionesh të përziera, më në fund jam gati të ndaj me ju gjithë energjinë e akumuluar përmes një koncerti recital rikthimi, pikërisht nga vendi ku nisi rrugëtimi im muzikor, ku u takuam 20 vjet më parë – në Teatrin e Operas dhe Baletit në Tiranë.
T’ ju them si ndihem nuk e di ende si ta përshkruaj sepse normalisht janë ndjenja të përziera…(shto faktin që nuk dua ta pranoj që kanë kaluar 20 vjet nga Ethet por si fillim…jam shumë falenderuese dhe shumë mirënjohëse Bashkisë së Tiranës, që i besoi ekipit tim këtë projekt që tashmë na vë para përgjegjësisë së madhe, që në datën 11 shkurt, në ditën kur Tirana është shpallur kryeqytet, ta festojmë me një koncert që do t’ju bëjë të këndoni, kërceni, të qani e të qeshni..këtë ua premtoj. Shumë shpejt do t’ju njoftojmë për detajet e biletave..por si fillim #savethedate Meziiii po pres”, përfundon Vesa.
Në ditën e 40-të të qëndrimit brenda në shtëpi, Miri u kujtua që secili ka hyrë për veten e tij…
Qytetarët po presin prej orësh në aksin Librazhd-Qafë Thanë, për shkak se rruga u bllokua nga rrëshqitja e një masivi…
Ky muaj sjell qartësi dhe përmirësime në dashuri, zhvillime pozitive në punë dhe ndjesinë se gjërat më në fund po…
Ditën e sotme, janë zhvilluar homazhe në nder të aktorit Fitim Makashi, i cili u nda nga jeta një ditë…
Ditën e sotme, aksi Librazhd-Prrenjas, u bllokua pas rrëshqitjes së dherave dhe gurëve që ndaluan tërësisht qarkullimin e automjeteve. Pas…
Në 12 shkurt do të hidhet shorti i edicionit të pestë të Nations League, ku Kombëtarja shqiptare dhe ajo e…