showbiz

Nga shtatzënia e Kiarës, tek përplasjet me Ermal Mamaqin, Luiz Ejlli flet për jetën private

Luiz Ejlli e ka nisur vitin 2024, duke folur më shumë për planet e tij si në jetën private, ashtu edhe atë profesionale. Artisti, në një ndër intervistat e tij të rralla, ka zbuluar jetën e re, tashmë si baba në pritje, por nuk ka lënë pa përmendur as armiqësitë e reja.

Edhe pse u insistua nga moderatorët e programit, ai nuk tregoi për emrin që do t’i vendosin vajzës që pritet të vijë në jetë.

Të lidhura

None found

“Ai fëmijë është i joni, por e ndjej se është edhe një pjesë shumë e madhe e shqiptarëve se që prej fillimit. Unë e shikoj që kanë ardhur kohë të vështira, du me ia vën emrin skedinë që të mos e kapë kush kurrë. Ju keni për ta provu edhe vetë, pjesa më e bukur në të gjithë këtë është që kur të thotë bashkëshortja, në këtë rast Kiara që thotë zemër si do ia vëmë emrin, të pyet kot, ajo e ka ndarë mendjen, gjoja kot ta dhashë një alternativë.

Ju duhet të pyesni Kiarën, unë i kam thënë vetëm kaq, vetëm të jesh ti mirë, të jetë vajza mirë, unë s’do e thërras kurrë në emër sido që t’ia vesh ti, ajo do të jetë gjithmonë princesha e babës, vija ti si të të vijë më mbarë”, tha ai.

Luiz Ejlli nuk la pa prekur edhe spektaklin që e ktheu në personazhin më të komentuar nga publiku.

“Vit i madh për mua është vetëm 2024 sepse bëhem babë, e di i madh dhe i vogël është një emocion i jashtëzakonshëm, më ka ndryshuar jetën. Në vitin 2024 do të jem me njeriun e jetës dhe me vajzën tonë”, u shpreh Luizi.

Një debat virtual është krijuar mes tij dhe Ermal Mamaqit, ndaj fituesi i “Big Brother”, nuk mund ta linte me aq. Pak kohë më parë Ermal Mamaqi ishte i ftuar në një program televiziv ku teksa u pyet për aftësitë e Luiz Ejllit në aktrim, dha një përgjigje ironike. Ai u përgjigj se Luizi është aktor më i mirë sesa këngëtar, deklaratë që nuk u prit mirë nga fansat e këngëtarit. Ky i fundit ishte i ftuar në të njëjtin program, ku ia ktheu flakë për flakë Ermalit.

“Unë nuk jam i kësaj fushe që të them jam aktor i mirë apo jo, por mund të them realisht që edhe ai është shkrimtar shumë më i mirë sesa humorist. Sepse e mbaj mend kur ka qenë panairi i librit, ka pas shkruar një libër ky edhe isha duke pirë kafe, pashë njërin që kaloi me librin e tij në dorë. Duke e ndjekur me sy shkoi u ul në trotuar, nxorri stolin e filloi duke i grisur faqet të shiste gështenja”, ia ktheu Luizi po me ironi.

I pyetur nëse do të kthehet e ëma në Shqipëri për t’i rritur vajzën, Luizi tha që për momentin ajo ndodhet jashtë vendit nën kujdesin e mjekëve, megjithëse sipas tij nëna gjithmonë i thoshte që të bëjë një fëmijë për t’ia rritur ajo.

“Nëna për momentin është nën kujdesin e mjekëve, atje është afër motrës. Gjithmonë më thoshte bëje një fëmijë që ta rris unë, tani i them jepi erdhi koha”, tha ai.

Nga ana tjetër, këngëtari nuk la pa përmendur edhe babain e tij të ndjerë, ku mes lotësh Luizi tha se është i gatshëm të lërë çdo gjë që ka arritur vetëm që ta takojë 5 minuta për ta parë se ku ka arritur i biri.

“Jam gati të lë çdo gjë, që askush të mos më njoh në rrugë vetëm të takoja babain tim 5 minuta të shikonte se çfarë kam sot, ku kam arritur”, u shpreh ai i përlotur.

të fundit

Trump përsërit kërcënimin për Hormuzin: Shpallja territor amerikan, “ide e shkëlqyer

Presidenti amerikan Donald Trump ka rikthyer idenë për ta shpallur Ngushticën e Hormuzit territor të Shteteve të Bashkuara, në një…

5 seconds ago

Studimi: Rrezatimi ultravjollcë është shtuar në Evropë, rritet rreziku për kancerin e lëkurës

Gjatë dhjetë viteve të fundit në shumë pjesë të Evropës është rritur ndjeshëm rrezatimi ultravjollcë. Studiuesit paralajmërojnë për rritje të…

26 seconds ago

Rodri kërkon nga Fermin Lopez fanellën me numrin 16 pas transferimit te Barcelona

Rodri i ka kërkuar bashkëlojtarit të tij të ardhshëm te Barcelona, Fermin Lopez, që të heqë dorë nga numri i…

36 seconds ago

Pendarovski: Faktori ndërkombëtar pengoi ndarjen e Maqedonisë në vitin 2001

“Pentagoni kishte bërë një vlerësim se shkëmbimi i njerëzve dhe territoreve ishte i pamundur pa gjakderdhje të madhe, ndërsa ndarja…

6 minutes ago

NP “Ujësjellësi dhe Kanalizimi”: Uji i pijshëm në Shkup përmbush kriteret e sigurisë

Uji në territorin e Shkupit është i sigurt për pije, ka treguar raporti laboratorik javor për cilësinë dhe sigurinë e…

7 minutes ago

Chelsea cakton shifrën e shitjes për Neton: Qytetet arabe dhe angleze në pritje

Chelsea thuhet se ka vendosur një tarifë transferimi prej 117 milionë eurosh për sulmuesin anësor 26-vjeçar, Pedro Neto. Ylli portugez…

10 minutes ago