Moderatorja e njohur Enxhi Nasufi, ka komentuar për herë të parë largimin e saj nga programi i mëngjesit në “Top Channel”, ku u përfol se kishte edhe një konfrontim fizik me kolegen e saj Neada Muça.
Enxhi Nasufi, ka mohuar se mes dy moderatoreve ka pasur përplasje fizike, por shton se ka pasur vetëm debate mes tyre.
None found
“E vërteta është kjo: në punë ka konflikte, ka debate. Konfrontime fizike? Kurrë! U mërzita në fillim kur lexova këtë gjë, është e shëmtuar. Nuk e doja këtë lloj vëmendjeje”, tha Nasufi.
Ndërsa po ashtu, moderatorja zbuloi se nuk ka kontakte me ish-kolegen e saj dhe arsyeja sipas saj, lidhet me mënyrën se si ajo e koncepton komunikimin mes njerëzve.
“Unë i vlerësoj shumë njerëzit kur ulen me këmbë në tokë, të vijnë përballë e të komunikojnë me transparencë”, tha ajo.
Enxhi Nasufi, pak kohë më parë surprizoi publikun teksa erdhi me një botim letrar, një histori e bashkuar me historinë e saj të fundit të dashurisë, tashmë të përfunduar.
E ftuar në programin e Ermal Peçi “Me prit të dielën”, ajo ndau detaje nga kjo histori, por edhe nga raporti me atë që tashmë është ish-partneri i saj.
“Është historia ime, e përfunduar. Unë e shikoj tani si një mision për njerëzit. Përfundoi si lidhje, e kam shijuar, i mora më të mirën. Jam zhgënjyer po aq sa duhet të zhgënjehesha”, tha Enxhi.
Pyetjes nëse ajo priste një reagim nga ish-partneri i saj, apo nëse ai i ka komunikuar diçka pas botimit, Enxhi iu përgjigj: “Jo, nuk mendoj se e ka atë lloj perceptimi. Duhet guxim ta bësh. Mund ta bënte, mund ta bëjë. Në libër është shkruar çdo gjë me fisnikëri, unë e di çfarë bëj. Kjo është e vërteta ime, e të dyve. Do duhej guxim i madh të reagosh për këtë, kur s’ke guxim të shohësh në sy atë që ke përballë ose veten”.
Aktualisht, Enxhi ende nuk ka nisur një angazhim në televizion, duke qenë e fokusuar më së shumti tek muzika.
Sakaq, ish-i dashuri për të cilin flet këngëtarja është një emër mjaft i njohur në qarqet e biznesit. E teksa ajo i ka dedikuar edhe një libër, djali në fjalë ka nisur një tjetër lidhje, edhe këtë herë me një vajzë të njohur.
Ka përfunduar intervistimi i menaxheres së rastit të Arlinda Zekajt në Qendrën për Punë Sociale në Pejë, Toske Gega, para…
Jakup Krasniqi ka përfunduar vizitën e tij në familje. Ish-kryeparlamentari i Kosovës kishte ardhur sot në vend për arsye humanitare,…
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, nuk ka komentuar aktgjykimin e shqiptuar të martën nga Gjykata Speciale në Hagë ndaj ish-presidentit…
Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) është partia e parë në mesin e partive shqiptare për nga shuma e mjeteve të…
Kryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së (OVL-UÇK), Besim Hoda, pritet të themelojë një parti të re politike.…
Igor Dashkovski Stojanovski, i akuzuar për djegien e automjeteve diplomatike përpara Ambasadës Bullgare, u dënua me tetë muaj burg. Duke…