showbiz

Nga një yll skenik në një pedagoge të suksesshme, rrëfehet këngëtarja shqiptare: Pse u largova në SHBA

Adelina Emini është një ndër këngëtaret më të dashura të ekranit shqiptar por kohët e fundit është tërhequr disi nga muzika. Ka vite që nuk është shumë aktive në skenën muzikore por jo pa arsye. Adelina i ka kushtuar shumë rëndësi profesionit si ekonomiste.

Këngëtarja, në një intervistë që dha për emisionin “Abc-ja e mëngjesit” me moderatorin Alban Musa, tregoi se tashmë është në përfundimin e doktoraturës në Fakultetin Ekonomik në Universitetin e Prishtinës. Mes këngës dhe ekonomisë, kë do të zgjidhte Adelina?

“Profesioni im është ekonomistja. Është shumë më e gjatë dhe stabil, kam menduar që të zhvillohem në këtë drejtim dhe që të mos ndahem nga kënga. Jam munduar që brenda vitit që të realizoj një klip dhe kaq.“, tha Emini duke iu përgjigjur pyetjes së moderatorit.

Adelina u shpreh e lumtur gjithashtu dhe për mundësinë që i është ofruar për të kryer një specializim në Universitetin Shtetëror të Floridas. Mes të tjerash, ajo u ndal dhe te surpriza që i bëri së ëmës për ditëlindje. Bëhet fjalë për një këngë, për të cilën tha se ideja i kishte lindur kur ndodhej në Amerikë.

“I thashë se do të dëgjojmë një këngë që kam realizuar. Nuk ia kishte idenë se çfarë kënge. Kur i vendosa kufjet, iu mbushën sytë me lot dhe kërkoi ta dëgjojë sërish. E pashë se ishte e emocionuar. Mora ekipin për ta xhiruar këtë moment. Ofshama e saj në fund të këngës e tregon më së miri se sa e ka përjetuar.

Ishte një dhuratë e vogël për të në krahasim me sakrificat që ka bërë.”, tregoi Adelina. Ajo foli gjithashtu dhe motrën e saj, Njomza Emini, gjithashtu një personalitet i njohur në Kosovë. Adelina tha se ndihet e privilegjuar se motra e saj, është vlerësuar nga Macron me titullin “Kalorësi i Legjionit”.

Për më tepër, Adelina tha se e motra është nënshkruese e deklaratës së Pavarësisë së Kosovës. Ku fakt e bën të ndihet krenare pasi siç theksoi ajo, do të mbetet një moment historik për të gjithë familjen e saj.

të fundit

Shifra tronditëse/ Çdo ditë 7 gra rrihen, në 6 muaj 1260 denoncime për dhunë në marrëdhënie familjare

Dhuna në familje mbetet një ndër format më të përhapura të dhunës në Shqipëri. Referuar statistikave të policisë çdo ditë…

15 minutes ago

“U mora 13 vjet me politikë”/ Klajdi Musabelliu: Më kushtoi artistikisht, kalova nga këngëtar në emigrant

Klajdi Musabelliu sëfundmi ka qenë i ftuar në  “Natën me Aulonën” ku përveç eksperiencës në Big Brother VIP dhe karrierës…

17 minutes ago

Izraeli synon marrëdhënie diplomatike me Sirinë dhe Libanin

Izraeli është i interesuar të vendosë formalisht marrëdhënie diplomatike me armiqtë e vet të vjetër, Sirinë dhe Libanin, por statusi…

22 minutes ago

I përfundoi kontrata, FSHF reagon për largimin e trajnerit të kuqezinjve

Federata e Futbollit njofton se Andrea Tedesco nuk është më trajner i Kombëtares shqiptare U-17. Tekniku italian ka përfunduar kontratën…

43 minutes ago

Tërmet në Itali, ja sa ishte magnituda

Një tërmet me magnitudë 4.6 u ndje në Napoli të  Italisë, në zonën Campi Flegrei në orën 12.47. Goditja, me…

53 minutes ago

Favorizuan ndërtuesit/ Prokuroria dërgon për gjykim dy zyrtarët e Bashkisë Korçë (EMRAT)

Prokuroria e Korçës, ka dërguar për gjykim dosjen ndaj dy zyrtarëve të Bashkisë të cilët akuzohen për veprën penale “shpërdorim…

1 hour ago