“1 G.O.A.T për ty” është albumi më i fundit nga reperi Ledri Vula të cilin e ka lancuar mbrëmjen e djeshme.
Promovimi i albumit është bërë në një club në Prishtinë ku kanë qenë të pranishëm familjarë, miq, bashkëpunëtorë dhe personazhe të shumta publike. Noizy, Dhurata Dora, Stresi, Capital T, Yll Limani, Robert Berisha, Nora Istrefi, DJ PM dhe DJ Dagz, Beatrix Ramosaj, Dea Mishel ishin disa nga shumë personazhet e njohur të pranishëm.
None found
Ledri ka luajtur me titullin. G.O.A.T që është akronim për “The Greatest Of All Times” apo në shqip “Më i miri i të gjitha kohërave”. Këtë e ka kombinuar me titullin e një prej këngëve të tij më të famshme “Një gotë për ty”.
Një nga momentet më të bukura të mbrëmjes ishte padyshim ai kur Ledri mori në skenë partneren e tij Sara Hoxha, duke na dhuruar disa momente shumë romantike teksa këndonin e kërcenin bashkë.
“1 G.O.A.T për ty” përmban 14 këngë, nga të cilat 6 bashkëpunime. Bie në sy fakti që Ledri ka zgjedhur të bashkëpunojë vetëm me artistë çuna, si Mc Kresha, Lyrical Son, Mozzik, Vig Poppa, Lumi B, Buta, Capital T.
Gjashtë vende mbështetën Lionel Messin në krye të votimit për Topin e Artë 2026, të fituar nga Harry Kane, pasi…
Profesori dhe analisti politik, Sadri Ramabaja, ka reaguar lidhur me vrasjen e Arlinda Zekajt dhe debatet politike që pasuan këtë…
Raundi i dytë i zgjedhjeve të parakohshme për kryetar komune në Bërvenicë do të mbahet nesër, më 1 nëntor, dhe…
Ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, Timço Mucunski ka takuar sot të dërguarin e sapoemëruar special të…
Fundi i jetës së një gruaje, për familjet e tyre shënon fillimin e një jete të ndryshuar përgjithmonë. Milihate Cokli,…
Raundi i dytë i zgjedhjeve të parakohshme për kryetar komune në Bërvenicë do të mbahet nesër, më 1 nëntor, dhe…