Barbana Dini, ka publikuar një dedikim në rrjetet sociale, duke kujtuar vëllain e saj të ndjerë, këngëtarin Ergi Dini, i cili humbi jetën më 21 nëntor 2016.
Në postimin, ajo rrëfen se lajmin tragjik e mori përmes një telefonate që i ndryshoi përgjithmonë jetën.
None found
“Thonë se koha shëron çdo plagë, por nuk mund të them se është e vërtetë. Është thjesht një gënjeshtër më shumë për të ngushëlluar vetveten”, shkruan Barbana, duke shprehur dhimbjen e pashuar për humbjen e vëllait.
Ajo thekson se humbja e Ergit ka ndikuar thellë në jetën e saj, duke i ndryshuar perspektivën dhe duke e detyruar çdo ditë të mësohet me mungesën e tij.
“Uroj të kesh gjetur paqen e përjetshme së bashku me babin… derisa të takohemi sërish, i vogli im”, shton ajo në dedikimin prekës.
Postimi:
Si iken 9 vite qe nga largimi yt vella?!Duken kaq shume vite por kaq i afert 21 nentori i vitit 2016, ku me nje telefonate mora lajmin se te humbem pergjithmone…
Thone se “koha sheron cdo plage” por nuk mund te them se eshte e vertete.Eshte thjesht nje genjeshter me shume per te ngushelluar veten…
Me ikjen tende sfidat e mia ndryshuan!Gjate ketyre viteve mesova si te jetoj duke me munguar ti, cdo dite ,sado kohe te kaloje…
Uroj te kesh gjetur paqen e perjetshme se bashku me babin…derisa te takohemi serish i vogli im…
Stilisti i njohur, Valdrin Sahiti, ka qenë mbrëmjen e djeshme i ftuar në emisionin “Goca dhe Gra”, ku ka zbuluar…
Qeveria Kurti ende nuk ka prezantuar programin qeverisës dhe planin e punës, ndonëse agjenda legjislative tashmë është miratuar. Mungesa e…
Alban Xhaferi, Presidenti i VllaznisëVllaznia pritet që së shpejti të ketë një kompleks modern sportiv, i quajtur ndryshe “Vllaznia Elite…
Një fotografi ku shfaqet një kuti e kuqe e mbushur me tufa kartëmonedhash 50-euroshe, është pjesë e dosjes hetimore të…
Një shpërthim i dyshuar me lëndë plasëse ka ndodhur në orët e para të mëngjesit zonën e Tufinës në Tiranë.…
Kontrolli i Lartë i Shtetit në raportin për zbatimin e buxhetit të shteti 2025, ka gjetur shkelje të panumërta nga…