showbiz

Nëna e Shpat Kasapit me mesazh prekës, fjalët e saj për Selvijen

Nëna e këngëtarit të ndjerë Shpat Kasapi, Gjylymsere Kasapi, ka reaguar së fundmi me një mesazh prekës në rrjetet sociale, ku ajo falenderon të gjithë ata që kanë qendëruar afër familjes në këto momente të vështira.

Gjithashtu, ajo falenderon edhe nusen e Shpatit, Selvijen, të cilën e përshkruan si bashkëshorte të devotshme dhe nënë të shkëlqyer për nipin e saj të vogël.

“Në mënyrë të veçantë dua të faleminderoj SELVIJEN time të dashur, shpirtin e shpitit tim Shpatit, i cili jo vetëm që e dashuronte por, e adhuronte për butësinë, çiltërsinë, moralin e një bashkëshorteje të devotshme, e cila maksimalisht ishte e përkushtuar jo vetëm si bashkëudhëtuese në jetën e tyre të përbashkët, por edhe si një nënë e shkëlqyeshme e nipit tim të vogël, ROELIT..! Kjo u vërtetua edhe me faktin se Shpati ndëroi jetë në krahërorin e Selvijes”, thekson ajo.

Në postim Gjylymserja, paralajmëron se çdo spekulim apo keqinterpretim lidhur me ngjarjen do të dënohet jo vetëm moralisht por edhe ligjërisht, duke kërkuar respekt për dhimbjen e familjes, veçanërisht për Selvijen.

“Ju lutem na lejoni t’a përjetojmë dhimbjen tonë të thellë”, shkruan nëna e Shpatit.

Postimi i Plotë:

“I faleminderoj të gjithë familjarët e familjes KASAPI, familjes sime nga prindërit e mi dhe natyrisht të gjithë shoqërisë sonë në përgjithësi, kolegëve dhe artistëve nga të gjitha trevat shqiptare për mbështetjen dhe ndarjen me ne, të dhimbjes së madhe që po përjetojmë me largimin nga jeta të SHPATIT tonë të dashur për të gjithë…! Në mënyrë të veçantë dua të faleminderoj SELVIJEN time të dashur, shpirtin e shpitit tim Shpatit, i cili jo vetëm që e dashuronte por, e adhuronte për butësinë, çiltërsinë, moralin e një bashkëshorteje të devotshme, e cila maksimalisht ishte e përkushtuar jo vetëm si bashkëudhëtuese në jetën e tyre të përbashkët, por edhe si një nënë e shkëlqyeshme e nipit tim të vogël, ROELIT..! Kjo u vërtetua edhe me faktin se Shpati ndëroi jetë në krahërorin e Selvijes, mbi të cilët u hudh edhe Roeli, duke mos kuptuar se çka ndodhë…!!!Faleminderim të sinqertë dua të shpreh edhe për familjen e Sefer dhe Elida Jao, Agimin dhe Besnikun, një familje e mrekullueshme,të cilët gjatë gjithë periudhës martesore të Shpatit dhe Selvijes, kanë qëndruar afër nesh gjithëmonë, kurse Shpatin e kishin jo si dhëndrin por si djalin e tyre…!

Çdo spekulim ndryshe nga kjo që me zemër të thyer dhe lot në sy prej nëne, vjehre dhe gjysheje, do e dënoj jo vetëm moralisht por edhe ligjërisht…! Ju lutem atyre,që në këto momente mundohen të na shqetësojnë si familje në përgjithësi, cilindo prej emrave që përmenda më lartë, sidomos Selvijen time të dashur dhe të respektuar, e cila më mban të gjallë në këto çaste të rënda për mua, të lejojnë t’a përjetojmë dhimbjen tonë të thellë dhe le të shohin punët e tyre personale..!

Për fund, një FALEMINDERIM të thellë për gjithë ata që na ngushëlluan për Yllin, Dritën dhe Birin tim dhe të juajin SHPATIN…! PREHU NË PAQË SHPIRTI I MAMIT”, shkruan Gjylymsere Kasapi.

 

të fundit

Paqja fiskale/ Rama takim me bizneset: Nga Janari nisim zbatimin, për çdo pasqyrë të korrigjuar, fitimi tatohet vetëm me 5%

Në një takim me bizneset, kryeministri Edi Rama, theksoi se nga viti që vjen do të nisë zbatimi i Paqes…

6 minutes ago

Rama u drejtohet sipërmarrësve: Paqe me ndërtuesit nuk ka, do më keni këmba këmbës… (VIDEO)

Ditën e sotme, gjatë një takimi me bizneset për paqen fiskale, kryeministri i vendit Edi Rama, kërcënoi duke thënë se,…

32 minutes ago

Pas 2 orësh, deputetja e PS Olta Xhaçka largohet nga SPAK

Ish-ministrja e Jashtme dhe Mbrojtjes, Olta Xhaçka, ka dalë nga ambientet e Prokurorisë së Posaçme,  aty ku u paraqit mëngjesin…

38 minutes ago

Stresi beson që Edi dhe Labi do të jenë në finale të Big Brother

Fituesi i edicionit të parë të Big Brother VIP Kosova, Arkimed Lushaj - Stresi, ka bërë së fundmi disa deklarata…

42 minutes ago

Policia e Kosovës jep detaje nga vdekja e Shemsi Krasniqit, vokalistit të grupit legjendar “Ilirët”

Zbardhen detaje nga vdekja e vokalistit të grupit legjendar “Ilirët”, Shemsi Krasniqi. “Shemi” ndërroi jetë në moshën 64-vjeçare. Zëdhënësi i…

45 minutes ago

FOTO/ Capital T dhe Adrola Dushi postojnë ‘enigmën’ e radhës

Një tjetër postim enigmatik ka shtuar dyshimet për lidhjen e shumëpërfolur midis Capital T dhe Adrola Dushit. Reperi ka ndarë…

59 minutes ago