Cleo Mazonaki, nëna e këngëtarit të ndjerë grek Giorgos Mazonakis, ka reaguar për herë të parë publikisht pas humbjes së të birit, duke kërkuar që rrethanat e ngjarjes të hetohen deri në fund dhe drejtësia të vihet në vend.
None found
Edhe pse e shkurtër, deklarata e saj përcolli një ngarkesë të fortë emocionale.
“Kërkoj drejtësi për kujtimin e fëmijës tim, Giorgosit tim të dashur”, u shpreh ajo.
Giorgos Mazonakis, 54 vjeç, humbi jetën më 9 shtator ndërsa po merrte trajtim me plazmaferezë në një klinikë private në zonën e Kolonakit, në Athinë.
Rasti është përfshirë tashmë në një hetim penal, ku janë proceduar dy mjekë. Sipas raportimeve, ndaj tyre rëndon akuza e vrasjes me dashje të mundshme përmes mosveprimit.
Të dy mjekët i kanë mohuar akuzat, duke deklaruar se nuk kanë kryer asnjë veprim apo mosveprim që mund të ketë sjellë vdekjen e artistit. Ata kanë ngritur pikëpyetje edhe mbi mënyrën e transportimit të Mazonakis nga shërbimet e urgjencës.
Hetuesit po rindërtojnë me kujdes çfarë ndodhi në minutat e fundit të trajtimit. Në fokus janë paralajmërimet që dyshohet se u shfaqën në aparaturën e plazmaferezës, momenti kur u njoftuan shërbimet e emergjencës dhe mënyra e zhvillimit të procedurës mjekësore.
Hetimi përfshin gjithashtu veprime të tjera që, sipas hetuesve, mund të kenë ndikuar në mbledhjen dhe ruajtjen e provave pas ngjarjes. Mjekët e akuzuar kanë kundërshtuar pretendimin se kanë injoruar paralajmërime kritike të pajisjes.
Familja e këngëtarit vazhdon të kërkojë sqarime për zhvillimet e orëve të fundit të jetës së tij.
Për nënën e Mazonakis, zbardhja e plotë e rrethanave të vdekjes dhe vendosja e drejtësisë përbëjnë kërkesën kryesore në kujtim të të birit.
Procedimi gjyqësor vijon, ndërsa akuzat ndaj dy mjekëve nuk janë provuar ende nga gjykata.
Aktivisti Florian Haçkaj, ka bërë të ditur se është depozituar një padi në SPAK, lidhur me veprimet e Policisë gjatë…
Manuel Neuer mund të bëjë sot (e shtunë) historinë e Bayern Munichut. Portieri legjendar gjerman ka mundësinë të bëhet lojtari…
Gjithsej 541 kundërvajtje për drejtim automjeti me shpejtësi mbi shpejtësinë e lejuar janë regjistruar në një kontroll të përforcuar aksionar…
Protestat kundër qeverisë së kryeministrit Edi Rama kanë vijuar edhe të premten në Shqipëri, ku studentët dhe nxënësit e gjimnazeve…
Një tjetër protestues, gjatë tubimit para Ministrisë së Arsimit, ka kërkuar ndëshkimin e efektivit të policisë që, sipas tij, përplasi…
Shqetësimet e Bashkimit Evropian pas miratimit të ligjit për Dhomat e Specializuara të Kosovës kanë nxitur reagime në mesin e…