showbiz

Nëna e Donaldit e mbështet për Beatrixën, zbulohet pse ishte kundër lidhjes me Bora Zemanin (FOTO LAJM)

Le t’i kthehemi historisë së Donaldit me Bora Zemanin dhe çfarë ndodhi që ata u ndanë pas një historie më shumë se dyvjeçare. Siç e ka treguar edhe vetë Donaldi, ajo lidhje u bë toksike për shkak të sherreve dhe xhelozive që kishin si çift, dhe një natë prej netësh ai u largua nga shtëpia ku bashkëjetonin në Tiranë.

Kundër lidhjes së tij me Bora Zemanin ka qenë edhe nëna e tij, e cila e shihte si një marrëdhënie të tensionuar që nuk do t’i çonte askund. Kjo ishte dhe arsyeja që pas afrimitetit që ai krijoi me Beatrixin, nëna dhe babai i tij hynë në shtëpinë e “Big Brother” jo vetëm për të suprizuar djalin e tyre, por sidomos për t’i dhënë një mesazh aprovimi për njohjen e re, shkruan Panorama Plus.

Të lidhura

None found

Pas 50 ditësh qëndrim brenda shtëpisë, vëllai i tij binjak, Romeo, i kishte shkruar letër, ndërsa i shkuan për ta takuar prindërit e tij. Të tre të ulur në oborr, nëna i dha një mesazh atij, pikërisht për çështjet e zemrës, duke shprehur kështu hapur qëndrimin e saj kundër lidhjes së të birit me Borën. Nëna e Donaldit i kërkoi atij të veprojë me zemër ashtu si ai vepron jashtë.

“Dëgjo zemrën tënde dhe vepro si jashtë sikur vetvetja jote”, i tha ajo. Dhe gjithçka u kuptua qartë. Donaldi u përlot shumë, pasi ishte nata e tij me surprizat e njëpasnjëshme që i bënë. Po ashtu ka reaguar edhe Antigona Ramosaj, nëna e këngëtares Beatrix, e detyruar pas kritikave që po i bëhen vajzës së saj për shkak të afërsisë dhe puthjeve që po shkëmben me aktorin Donald Veshaj.

Ndryshe nga shumica, nëna e Beatrixit ripostoi në “Instagram”, një shkrim që i ishte dedikuar vajzës së saj pas skenës romantike me Donaldin. Ajo, me anë të postimit, i ka kërkuar falje së bijës për të gjitha paragjykimet që po merr nga një popull i vogël, e aq më tepër për fjalën ‘dashuri’.

Në shkrimin e saj ajo ka treguar se Trixa është një vajzë e pastër dhe e drejtë, e edukuar nga një nënë luaneshë. Në fund të shkrimit ajo e ka mbyllur me fjalët e ëmbla, duke i treguar mbështetje: Suksese loqkë, na ke mbrapa ne Kosovën tënde, të duam shumë.

“Trixa, na fal që jemi popull kaq i vogël dhe kaq paragjykues ndaj teje, na fal që s’kemi lënë gjë pa thënë dhe të kemi ofenduar ty duke prekur kështu dhe familjen tënde, por një gjë ta kesh në mend, i drejti zhytet, po nuk mbytet. Trixa një artiste me zemër të madhe, e pastër, vajzë e drejtë dhe e edukuar nga një nënë luaneshëqë i ka dalur mbanë të gjithave sfidave të jetës dhe zgjohemi ne nga askushi dhe gjykojmë Trixen për çfarë, për fjalën më të madhe në botë që është dashuria…. Suksese loqkë na ke mbrapa ne dhe Kosovën tënde të duam shumë”, shkruan ajo, duke treguar mes rreshtat se është pro lidhjes së tyre.

të fundit

Tirana ndalet sërish në barazim, Klafuriç: Lojtarët e meritonin fitoren, por finalizimi na tradhtoi

Dean KlafuriçTirana ka marrë një tjetër barazim, teksa këtë herë është ndalur nga Elbasani, në ndeshjen e vlefshme për javën…

39 seconds ago

Pas vra*jes së “Tanit të Ruzhdiut”, Skender Hita thërret takim urgjent me strukturat në Sarandë

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Drejtues Madhor Skender Hita, zhvilloi analizë me strukturat e Komisariatit të Policisë Sarandë,…

17 minutes ago

Mbulohen shkollat në Strugë, tensionohet situata për mësuesit: Opozita flet për motive politike

Mbyllja e shkollave dhe ulja e numrit të paraleleve në Strugë ka rezultuar me largime nga puna. Kreu i Komunës…

22 minutes ago

Familja konfirmon identifikimin e Idriz Rrecajt në varrezat masive të Zubin Potokut

Veprimtar politik nga Skenderaj, Idriz Rrecaj, është ndër tre personat e identifikuar pas analizave të ADN-së disa javë pas zhvarrimit…

23 minutes ago

Shqipëria, e dyta në Europë për barrën financiare të vitit të parë të foshnjës – 66% e pagës mesatare vjetore

Të rrisësh një foshnjë në Shqipëri rezulton veçanërisht e kushtueshme, si në vlerë absolute, ashtu edhe në raport me të…

31 minutes ago

Aktgjykimi për Thaçin, Kupchan: S’do të ndikojë në statusin ndërkombëtar të Kosovës

Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ishte i mbështeturi i Perëndrimit për ta çuar Kosovën drejt pavarësisë. Nëse ai ishte një…

35 minutes ago