showbiz

Nëna e djalit të Meriton Mjekiqit reagon ashpër në Instagram: Ai nuk ekziston në jetën e tij

Ish-partnerja dhe nëna e djalit të Meriton Mjekiqit, Egesta, ka bërë një reagim të fortë në mediat sociale ditën e sotme. Ajo ka kërkuar nga mediat që të fshijnë fotot që kanë publikuar të djalit të tyre.

“Ai (Meritoni) nuk ekziston në jetën e tij (Djalit). Vetëm mua më përket kujdestaria, e drejta, vendimet për Loarin”- shkruan ajo mes të tjerash.

Të lidhura

None found

Së fundmi, gjatë një bisede me Ledjonën në BBV, Meritoni u shpreh se i biri jeton në distancë, teksa shtoi se “çdo prind është i lidhur me fëmijën shumë”.

Mertion tha se nëse do të bënte një tatuash, do e lidhte me portretin e djalit.

“Nuk kam asnjë tatuazh, nëse bëj diçka do e lidh me portretin e djalit. Më ka marrë malli. Djali jeton në distancë, çdo prind është i lidhur me fëmijën shumë”, tha moderatori.

PËRPLASJET MES MERITONIT DHE EGESTËS

Ndarja e Meritonit nga Egesta ka qenë e bujshme pasi dyshja janë përplasur publikisht, ku kanë hedhur akuza ndaj njëri-tjetrit. Egesta shprehej disa vite më parë se Meritoni ishte vetëm “babai biologjik” i Loarit, pasi nuk e kishte takuar asnjëherë, madje nuk i kishte bërë as një dhuratë për ditëlindje.

Deklarata e saj u bë në vitin 2021, pas një interviste të moderatorit në emisionin “NIN”, ku ai deklaroi se kontaktonte me djalin e tyre, duke u shprehur se përpiqej në maksimum që të mos bënte gabime, që në të ardhmen djali i tyre mund ta kryqëzonte si baba.

Pas kësaj, Egesta deklaroi se në fakt e vërteta është që ai nuk interesohej aspak për djalin.

“Para së gjithave, desha të bëj një sqarim rreth çështjes lidhur me Meriton Mjekiqin, njëkohësisht babai i djalit tonë, të cilin mund ta quaj baba ‘biologjik’. E përdor këtë term, pasi që Meritoni asnjëherë nuk e ka takuar djalin e tij live. Ndërkaq që Loarin, djalin tonë, e përdor vetëm nëpër rrjetet sociale sa për t’i ngritur imazhin vetes së tij.

Përderisa mua si nënë dhe familjen time na kërcënon tërë kohën. Turp! Unë dua të shoh djalin tim të lumtur e të ketë një jetë të qetë. Unë si nënë ndjej përgjegjësi ta mbroj fëmijën tim në të gjitha rrethanat dhe ta ruaj nga çdo e keqe, ta rris me nder dhe në rrugë të drejtë e jo të ndjekë hapat e babait të vet, jetë të degjeneruar e shfrenuar, i cili mendon vetëm famën dhe jetën e tij, nevojat e tij personale mbi atë të fëmijës-evladit. Ndaj kam vendosur të ndahem nga ai e ta rris fëmijën vetë ashtu siç edhe e kam bërë gati tri vite”, shkruante ajo.

Egesta pati deklaruar se djali i tyre nuk merr as pensionin ushqimor nga babai dhe asnjë mbështetje financiare, duke i bërë thirrje të mos ia përmendë më emrin nëpër intervista.

të fundit

Juventusi vështron nga Spanja, në fokus portieri i Athletic Bilbao

Juventusi thuhet se e ka kthyer vëmendjen te portieri i Athletic Bilbaos, Unai Simon, ndërsa vazhdon kërkimin për një numër…

1 minute ago

Mourinho përcakton tre futbollistët që nuk bëjnë pjesë në planet e tij te Real Madridi

Jose Mourinho aktualisht ka një skuadër prej 26 lojtarësh, në një kohë kur trajneri portugez dëshiron të mbështetet vetëm te…

7 minutes ago

Ifeanyi Ndukwe, mbrojtësi 18-vjeçar që po shkëlqen te Liverpooli, por mbetet i bllokuar për ndeshjet zyrtare

Liverpooli ka zbuluar një tjetër talent premtues gjatë fazës përgatitore, me 18-vjeçarin Ifeanyi Ndukwe që ka impresionuar me paraqitjet e…

19 minutes ago

BDI accuses the government: Albanians and the state’s strategic achievements were overlooked in the independence anniversary video

Qeveria ka publikuar spotin me të cilin synon të shënojë 35-vjetorin e pavarësisë së shtetit. Por në vend që ky…

23 minutes ago

KFOR Begins Gradual Withdrawal from Ibar Bridge, Aliçkaj Warns Belgrade: Kurti and Kosovo Police Deserve Most of the Credit

KFOR-i ka njoftuar për tranzicionin gradual të pranisë së tij të përhershme nga ura kryesore mbi lumin Ibër në Mitrovicë,…

23 minutes ago

Names revealed: Himarë building collapse, permitted construction without license, AMP prosecutes 4 police officers for abuse of office

Pas shembjes nga IKMT të një objekti 5-katësh të ndërtuar pa leje në Himarë dhe arrestimit në flagrancë të poseduesit…

24 minutes ago