showbiz

Nëna e djalit të Meriton Mjekiqit reagon ashpër në Instagram: Ai nuk ekziston në jetën e tij

Ish-partnerja dhe nëna e djalit të Meriton Mjekiqit, Egesta, ka bërë një reagim të fortë në mediat sociale ditën e sotme. Ajo ka kërkuar nga mediat që të fshijnë fotot që kanë publikuar të djalit të tyre.

“Ai (Meritoni) nuk ekziston në jetën e tij (Djalit). Vetëm mua më përket kujdestaria, e drejta, vendimet për Loarin”- shkruan ajo mes të tjerash.

Së fundmi, gjatë një bisede me Ledjonën në BBV, Meritoni u shpreh se i biri jeton në distancë, teksa shtoi se “çdo prind është i lidhur me fëmijën shumë”.

Mertion tha se nëse do të bënte një tatuash, do e lidhte me portretin e djalit.

“Nuk kam asnjë tatuazh, nëse bëj diçka do e lidh me portretin e djalit. Më ka marrë malli. Djali jeton në distancë, çdo prind është i lidhur me fëmijën shumë”, tha moderatori.

PËRPLASJET MES MERITONIT DHE EGESTËS

Ndarja e Meritonit nga Egesta ka qenë e bujshme pasi dyshja janë përplasur publikisht, ku kanë hedhur akuza ndaj njëri-tjetrit. Egesta shprehej disa vite më parë se Meritoni ishte vetëm “babai biologjik” i Loarit, pasi nuk e kishte takuar asnjëherë, madje nuk i kishte bërë as një dhuratë për ditëlindje.

Deklarata e saj u bë në vitin 2021, pas një interviste të moderatorit në emisionin “NIN”, ku ai deklaroi se kontaktonte me djalin e tyre, duke u shprehur se përpiqej në maksimum që të mos bënte gabime, që në të ardhmen djali i tyre mund ta kryqëzonte si baba.

Pas kësaj, Egesta deklaroi se në fakt e vërteta është që ai nuk interesohej aspak për djalin.

“Para së gjithave, desha të bëj një sqarim rreth çështjes lidhur me Meriton Mjekiqin, njëkohësisht babai i djalit tonë, të cilin mund ta quaj baba ‘biologjik’. E përdor këtë term, pasi që Meritoni asnjëherë nuk e ka takuar djalin e tij live. Ndërkaq që Loarin, djalin tonë, e përdor vetëm nëpër rrjetet sociale sa për t’i ngritur imazhin vetes së tij.

Përderisa mua si nënë dhe familjen time na kërcënon tërë kohën. Turp! Unë dua të shoh djalin tim të lumtur e të ketë një jetë të qetë. Unë si nënë ndjej përgjegjësi ta mbroj fëmijën tim në të gjitha rrethanat dhe ta ruaj nga çdo e keqe, ta rris me nder dhe në rrugë të drejtë e jo të ndjekë hapat e babait të vet, jetë të degjeneruar e shfrenuar, i cili mendon vetëm famën dhe jetën e tij, nevojat e tij personale mbi atë të fëmijës-evladit. Ndaj kam vendosur të ndahem nga ai e ta rris fëmijën vetë ashtu siç edhe e kam bërë gati tri vite”, shkruante ajo.

Egesta pati deklaruar se djali i tyre nuk merr as pensionin ushqimor nga babai dhe asnjë mbështetje financiare, duke i bërë thirrje të mos ia përmendë më emrin nëpër intervista.

të fundit

Horoskopi 21 Korrik, ja çfarë kanë parashikuar yjet për ju

Dashi Të lindur më: 21 Mars - 19 Prill Në dashuri, sot mund të ndiheni të mbështetur nga partneri juaj…

45 minutes ago

Dy anët e kundërta të Qipros/ Grekët vajtojnë, turqit festojnë përvjetorin e pushtimit që ndau ishullin

Qipriotët grekë dhe turq shënuan të dielën 51-vjetorin e pushtimit të Qipros nga Turqia në vitin 1974, një ngjarje që…

1 hour ago

A është ankthi një faktor i fshehur rreziku për demencën? Ja çfarë thonë studimet

Ankthi është një shqetësim i zakonshëm, shpesh i lidhur me ngjarjet e përditshme të jetës dhe i perceptuar si kalimtar.…

1 hour ago

Sulmet në Siri/ Shtëpia e Bardhë: Netanyahu po sillet si një i çmendur!

Shtëpia e Bardhë duket se po shpreh shqetësime në lidhje me Benjamin Netanyahun pas sulmeve të Izraelit në Siri. Siç…

1 hour ago

Egli Tako dhe motra e Gjestit ndezin rrjetin me video thumbuese? Një ‘luftë lodrash’ në rrjetet sociale?

Një shkëmbim i pazakontë videosh në rrjetet sociale ka rikthyer në vëmendje tensionet e heshtura mes Egli Takos dhe familjarëve…

2 hours ago

Vëllai i Tërmet Peçit privatizon bazën ushtarake të Porto Palermos/ Qytetari: Si ka mundësi gjithë ky tolerim për këta horra

Një qytetarë ka denoncuar se kush e privatizoi bazën ushtarake të Porto Palermos. Denoncimi i qytetarit vjen vetëm disa javë…

2 hours ago