Neada Muçaj ka folur për herë të parë për largimin e saj nga Top Channel, një ngjarje që në kohën kur ndodhi u shoqërua me shumë bujë dhe aludime për një konflikt me kolegen e saj në “Wake Up”, Enxhi Nasufin. E ftuar në “X-Press”, moderatorja ka dhënë versionin e saj për atë që ndodhi realisht pas kamerave.
Si fillim, Neada u shpreh se mënyra si u zhvillua situata nuk ishte e drejtë dhe se shumë gjëra nuk janë sqaruar publikisht:
None found
“Duke marrë parasysh të gjithë situatën, mënyrën se si ndodhën gjërat, unë mendoj që nuk është një formë për ta shkëputur një njeri apo për ta hequr nga gjërat që ai do, sepse shumë gjëra nuk janë folur dhe nuk janë sqaruar.”
Ajo shtoi se buja që krijoi konflikti fizik i aluduar mes saj dhe Enxhi Nasufit nuk i ka pëlqyer dhe nënkuptoi se kjo situatë u krijua me qëllimin për të qenë pjesë e një formati shumë të ndjekur, emrin e të cilit ndonëse Neada nuk e përmendi, nga konteksti kupton se me siguri bëhet fjalë për “Big Brother VIP Albania”:
“Mua nuk më pëlqeu fare si situatë dhe qëllimi i saj ishte patjetër që unë të bëhesha pjesë e një formati shumë të ndjekur. Pra, ishte oferta më e mirë e mundshme për mua.”
Duke folur për lajmet që qarkulluan në media për përplasjen fizike, Neada i mohoi, duke theksuar se nuk është natyrë konfliktuale dhe duke shtuar se u gjend mes këtij “skenari” pa dëshirën e saj:
“Nuk ka diçka të vërtetë pas atyre titujve, unë nuk jam një njeri që konfliktohem në vendin e punës. Ka njerëz që kështu duan të ecin në jetë, përmes skenarëve të ndryshëm dhe unë u gjenda pa dëshirën time. Ishte surprizë për mua, të them të drejtën.”
Megjithatë, ajo pranoi se kishte pasur një moment të vogël tensioni me Enxhi Nasufin:
“Ka pasur një provokim të vogël, që ka ndodhur gjatë një shkëputjeje publicitare kur kemi qenë në transmetim.”
Në fund, ajo theksoi se situata u ekzagjerua qëllimisht për të krijuar zhurmë mediatike:
“Nuk ka pasur një sherr fizik, por është e vetmja formë që ti të bësh zhurmë dhe, për sa kohë zhurma shet, bujrum, jepi, jepi gaz.”
Deklaratat e saj vijnë pas një periudhe kur rrjeti u përfshi nga lajme për një përplasje fizike mes saj dhe Enxhi Nasufit, të cilat u mohuan edhe më herët nga vetë stafi i “Wake Up”. Pavarësisht kësaj, një pjesë e publikut mbeti skeptike dhe vazhdoi të besojë se kishte ndodhur diçka pas kamerave.
Edhe Enxhi Nasufi, në një intervistë të mëvonshme, i cilësoi këto lajme si të pavërteta, duke theksuar se bëhej fjalë për ekzagjerime dhe se kjo është një nga kostot e të qenit figurë publike.
Qeveria gjermane dhe disa shtete federale nisën të mërkurën një rrjet testimi për komunikimin kuantik, me qëllim përmirësimin e sigurisë…
Këshilli Gjyqësor i Kosovës thotë se Arlinda Zekaj-Sylaj kishte urdhër mbrojtjeje gjatë gjithë kohës. Sipas KGJK-së, inspektimi në Gjykatën Themelore…
Ministri i Punëve të Jashtme i Kosovës, Glauk Konjufca, ka bërë të ditur se është mbajtur mbledhja konstituive e Grupit…
Ushtruesja e Detyrës së Kryetares së PDK-së, Vlora Çitaku, ka njoftuar se sot është mbajtur mbledhja e parë e Grupit…
Kryeministri Edi Rama ftoi studentët të ulen në dialog dhe prezantoi një sërë masash mbështetëse. Ndër to janë rritja në…
Një person ka humbur jetën dhe katër të tjerë rezultojnë të zhdukur pas fundosjes së një platforme shpimi nafte dhe…