showbiz

“Në varrim qeshja dhe kërceja”- Ronela Hajati rrëfen mes lotësh humbjen e të atit, këngëtarja: E humba logjikën! Mendoja që kishte ikur me pushime

Këngëtarja shqiptare Ronela Hajati, ka rrëfyer mes lotësh ndarjen nga jeta të babait të sa dhe periudhën e vështirë që ka kaluar atë kohë.

Në një intervistë në “S’e Luan Topi, artistja tha se ka qenë në moshën 22-vjeçare kur babai ndërroi jetë për shkak të sëmundjeve, dhe se e ka përjetuar keq.

Të lidhura

None found

Ajo ka treguar se ka jetuar e vetme me mamanë e saj që pas humbjes së rëndë.

Ronela tregoi se ditët e para nuk e ka parë veten në pasqyre dhe se mendonte që i ati do të kthehej, duke mos pranuar të vërtetën.

“Ka qenë shok shumë i madh për mua. Shumë gjëra nuk i mbaj mend. Mami ka qenë e mpirë. Unë e humba logjikën farë dhe mbaj mend që në varrim fillova po kërceja, qeshja, pastaj më binte të fikët. Ka qenë përjetim shumë i tmerrshëm. Ato 40 ditët e para nuk shihesha as në pasqyrë.

Një natë fjeta me mamin dhe të nesërmen i kërkova që të vinte babi dhe sillte një gjë nga pazari. Mendoja që kishte ikur me pushime. Më dukej sikur ai do vinte, kjo ishte një shaka. Sa më shumë kohë që po kalon, vetëm atëherë e kupton që nuk do kthehet më në shtëpi.

Jeta është e vështirë dhe e padrejtë për shumë nga ne. Por e tillë është. Por po s’i dhe kurajë vetes, nuk ia del dot. Prindit nuk ia ndjen nevojën, por më tepër dashurinë e prindit. Mami ia ndjen çdo ditë mungesën. Kur shkoj ndonjëherë në shtëpi, e shoh që flet me foton”,– tregoi këngëtarja e përlotur.

të fundit

Përdorimi i ChatGPT në Ballkan: Serbia e para, Shqipëria e katërta nga pesë vende

Përdorimi i inteligjencës artificiale po rritet me shpejtësi në të gjithë botën, por ritmi i përhapjes mbetet shumë i pabarabartë…

3 minutes ago

Kurti diskuton me emisaren britanike për çështje të sigurisë, dialogun Kosovë-Serbi dhe rastin e UÇK-së

Kryeministri Albin Kurti ka takuar të Dërguarën e Posaçme të Mbretërisë së Bashkuar për Ballkanin Perëndimor, Dame Karen Pierce. Sipas…

4 minutes ago

Luis Diaz vendos Champions-in si objektivin kryesor te Bayern Munich

Luis Diaz ka deklaruar se bashkimi me Bayern Munich mbetet një kapitull thellësisht i veçantë në karrierën e tij, ndërsa…

7 minutes ago

Arrest and suspension of the head of SHISH/ European Democrats: Accusations against her should be examined by justice without interference!

Në një reagim në rrjete sociale, Demokratët Evropianë (PDE / EDP), kanë reaguar në lidhje me pezullimin nga detyra dhe…

11 minutes ago

Taylor Swift breaks every record at VMA 2026, reaches 31 trophies and writes history

Taylor Swift do të nderohet me Çmimin e Nderit për Regjisore Artiste në ceremoninë e MTV Video Music Awards 2026,…

12 minutes ago

Shocking increase in child marriages in Gaza, UN: Women and girls in deep security crisis

UNFPA paralajmëron për një përkeqësim të dhunës me bazë gjinore në Gaza. Gratë dhe vajzat përballen me rrezik të shtuar…

12 minutes ago