Capital T ka zbuluar se së shpejti do e shohim edhe si aktor, dhe jo në një film shqiptar por hollivudian.
I ftuar mbrëmjen e sotme në “Më lër të flas”, Capital T tregoi se do të luajë në një film së bashku me yllin e famshëm të botës së kinematografisë, Dakota Johnson.
Artisti tregoi se do të jetë në njërin nga rolet kryesore të filmit. Ai tha se e ka takuar nga afër aktoren e famshme, ndërsa tashmë xhirimet kanë përfunduar.
“Xhirimet i kemi përfunduar. E kam takuar, ishte fantastike. Do takohemi bashkë në premierë do jesh i ftuari special. Isha me fat. E kanë zgjedh Kosovën për shkak të buxhetit se kostoja ishte më e lirë. Unë i takova rastësisht ata në një restorant ishin me një mik timin me Besnik Rapin, më ftuan me kafe. Pas një jave, më kërkuan ‘videotape’ regjistrova nëj pjesë që ata më kërkuan nga roli. Janë 7 role kryesore dhe unë jam njëri prej tyre. Filmi del në fund të vitit. Është film i Hoollywood. Është dram-aksion. Flet për një aksion të policisë. Unë jam roli negative në film por duhet të bëj balancën se në jetën reale jam pozitiv”, tha Capital T.
Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov, pretendoi se Ukraina ka shënjestruar një nga rezidencat e presidentit rus, Vladimir Putin, dhe…
Edhe pse nuk ka shumë ditë që ka nisur edicioni i pestë i “Big Brother VIP”, Stine dhe Miri janë…
Italia ka vendosur të vazhdojë të ofrojë ndihmë ushtarake për Ukrainën gjatë vitit të ardhshëm, me një dekret të nënshkruar…
Një ortek ka shkaktuar tragjedi në Pirenejtë Aragoneze në Spanjën verilindore, duke vrarë tre persona dhe plagosur një tjetër. Incidenti…
Ditën e martë vendi ynë do të ndikohet nga masa ajrore të thata dhe relativisht të ftohta. Mot parashikohet i…
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha deklaroi se opozita nuk do të largohet nga sheshi pa shporrur Edi Ramën dhe…