Sara Hoxha ka zbuluar se do të jetë aktore i një filmi të ri në “Top Channel Film”, që do të vijë së shpejti. Teksa ishte e ftuar mbrëmjen e sotme në “Cherry on Top”, ajo zbuloi se pjesë e filmit do të jetë edhe vajza e saj dhe e Ledri Vulës, Poem. Filmi, tregon Sara, është i ndërtuar bazuar në një histori të vërtetë, për tërmetin e 26 nëntorit në Shqipëri, që mori disa jetë.
“Një histori e bazuar në një ngjarje të vërtetë, ka të bëjë me tërmetin që ra vite më parë në Shqipëri. Është një film ndryshe nga “në kuadër të dashurisë”, më i vështirë dhe kushtet që ishin. Kemi xhiruar për tre ditë të tëra atje. Jam kurioze ta shoh veten se nuk e kam parë. Kam qenë në Kosovë kur ra tërmeti, familja ime ishte këtu. Ishte ankth, mund të futeshe në atë rol. Do jetë një film që shqiptarët do i prekë shumë”, tregon Sara.
Pyetjet në studio:
Pyetja– A e diskutove fillimisht me Ledrin për Poin që të jetë në film?
Sara: Po patjetër, çdo gjë mbi Poin e vendosim bashkë, por ai është vetë artist, nuk do ishte kundra një lëvizje artistike. Ne jemi shumë mirëkuptues dhe as unë as ai nuk do ndalonte dëshirën ta kemi Poin në projektet tona.
Pyetja– Do ta sjellë Ledrin në premierë Poi këtë herë?
Sara: Nuk e di ta shohim sa e fortë do jetë Poi, por jam e sigurt që filmin do e shohë
Pyetja– Po të parin e ka parë?
Sara: Jo nuk e ka parë
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan, do të blihet me 82.4 lekë dhe do të shitet me…
Ditën e sotme vendi ynë, deri në orët e mesditës parashikohet të jetë nën mbizotërimin e kthjellimeve në pothuajse të…
Dashi Dite shume e qete dhe pa probleme kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Nuk do…
"Jam shumë i lumtur që jam këtu. Fola me drejtorin e futbollit, Pablo Ortells, dhe me trajnerin, dhe ata kanë…
Të tjera detaje janë bërë publike në lidhje me ngjarjen e rëndë, ku një 59-vjeçar nga Devolli humbi jetën sapo…
Presidenti i SHBA, Donald Trump, ka ndërprerë takimin me liderët europianë dhe Presidentin e Ukrainës, Volodymyr Zelensky, për të telefonuar…