Moderatorja Arbana Osmani u bë nënë për herë të tretë në fillim të këtij muaji (1 shtator), teksa ajo dhe partneri i saj mirëpritën në jetë vajzën e tyre Zoi.
Së fundmi moderatorja ka publikuar videon e parë të vajzës së saj të vogël që pas lindjes. Në një video në Instastory, ajo shfaqet me Zoin në krah, dhe krahas postimit shkruan: “Më në fund pak paqe.”
None found
Ditën e djeshme moderatorja publikoi gjithashtu disa foto të saj ku dukej në super-formë pas lindjes së fëmijës së saj të tretë.
Arbana pozoi e veshur e tëra me të zeza, teksa kishte kombinuar një fustan me çizme dhe çantë të së njëjtës ngjyrë.
Më 1 shtator Arbana lajmëroi se është bërë nënë për herë të tretë dhe ndau foton e parë me Zoin.
“Ëndrrat bëhen realitet! Bekimi i tretë i jetës sime sot na mbushi plot Jetë; Mirë se vjen Zoi❤️ Unë, babai yt dhe vëllezërit e tu që tani po çmendemi pas vajzës që aq shumë kam ëndërruar”- shkroi ajo krahas fotos.
Ky është fëmija i dytë i Arbanës me partnerin e saj Eduartin. Në 2020 çifti mirëpritën në jetë djalin e tyre të quajtur Diell. Ndërkohë ajo është nënë e një tjetër djali, Jonit, nga martesa e saj e parë.
Sinoptikania e Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, Besa Sherollari, ishte sot në një lidhje të drejtpërdrejtë televizive, ku bëri parashikimin e motit…
Ilir Daja - Adrian Bardhi Humbja e sotme kundër Elbasanit në transfertë e ka rënduar edhe më tepër situatën te Dinamo…
Karl-Heinz Rummenigge ka ngritur sërish shqetësime për të ardhmen e Jamal Musialës te Bayern Munichu, duke paralajmëruar se klubi mund…
Zëvendëspresidenti amerikan JD Vance është përballur me një valë kritikash dhe talljesh në rrjetet sociale, pasi publikoi një imazh të…
Armand Shakaj dyshohet se pas vrasjes së Eglant Koçit është përpjekur të zhdukë çdo gjurmë të krimit, duke transportuar trupin…
Vesa dhe Big Basta kanë folur hapur për marrëdhënien e tyre, thashethemet për një ndarje të mundshme dhe planet për…