Categories: maqedonishowbiz

Në mes të Los Angeles, Bebe Rexha porosit ushqimin tradicional shqiptar

Bebe Rexha është shumë e dhënë pas traditave shqiptare dhe këtë e tregon sa herë ka mundësi nëpër postimet e saj në rrjetet sociale. Duket se dashuria për vendin e origjinës është e madhe dhe ajo mundohet ta shfaqë atë në forma të ndryshme, qoftë me fjalimet në koncerte dhe e mbështjellë me flamurin kuq e zi, me vallet shqiptare, gatimet tradicionale apo fotot e videot e ndryshme.

Artistja ka postuar në Instagram një foto nga fëmijëria. Ajo shihet me gjyshen e saj në Gostivar, teksa ka shkruar krah postimit: “Unë dhe gjyshja ime e mrekullueshme në Gostivar, Maqedoni, kur isha 4 vjeç”.

Të lidhura

None found

Mes shumë komenteve, dikush i shkruan “Hey Bebe. E di që të mungojnë turshitë dhe ajvari.” Ky koment i ka rënë në sy edhe Bebes, e cila ka treguar se porosit ajvar në Los Angeles, ku edhe jeton. “Unë porosis ajvar në shtëpinë time në Los Angeles!”- shkruan ajo.

Pak javë më parë, pyetur rreth traditave dhe kulturës së saj shqiptare në një intervistë, 31-vjeçarja është shprehur se është fanatike e gatimeve tradicionale. Ajo tha:

“O Zot i madh, unë e dua ushqimin shqiptar. Me të vërtetë i dua të gjitha ato që përfshihen në kuzhinën tonë tradicionale. Mua më pëlqen shumë ‘bureku’ dhe ‘fasulet’ dhe thjesht e dua shumë ushqimin shqiptar, por ‘bureku’ është i preferuari im. Pastaj më pëlqen ‘flija’, kështu që ato janë të preferuarat e mija dhe ne gjithmonë i bëjmë ato gjatë gjithë kohës në shtëpinë time. Unë di t’i gatuaj. Gjatë karantinës në të vërtetë po mësoja si ta gatuaja. Unë nuk bëra një punë edhe aq të shkëlqyeshme, por ishte në rregull. Por ju e dini, unë gatuaj pjesën më të madhe të kohës vetë, dhe vërtetë e dua ushqimin shqiptar. Unë e dua gatimin, si dashurinë”

të fundit

Ahmet Haliti kujton trofetë me Prishtinën dhe aventurën evropiane të kryeqytetasve

Në episodin e radhës të podcastit “Arena e Yjeve”, mysafir është ish-futbollisti i njohur kosovar Ahmet Haliti, i cili rikthen…

10 minutes ago

Orinda Huta përlotet në studio, surpriza e veçantë në hapje të emisionit

“Goca dhe Gra” këtë mbrëmje përkon me festën e Halloween-it, e sigurisht që nuk mund të mungonin ‘rengjet’. [...]Read More...

22 minutes ago

Nevil Dede zbulon gjendjen e Eljon Sotës: Do të operohet në Barcelonë, ndaj Tiranës kërkojmë të jemi në nivelin tonë

Nevil DedeNevil Dede ka folur në prag të ndeshjes që Egnatia do të zhvillojë me Tiranën ditën e nesërme, sfidë…

28 minutes ago

ASH: Dimitrievski wields greater influence in the government despite having fewer lawmakers

Aleanca për Shqiptarët thotë se propozimi i ministrit të Drejtësisë, Jeton Shasivari, që 12 provime teorike të mbahen në gjuhën…

28 minutes ago

The killing of Arlinda Zekaj renews calls for resignations and reforms in the police and justice systems

Politologë e njohës të çështjeve sociale kanë kritikuar ministrat Donika Gërvalla e Xhelal Sveçla pas mos dorëheqjes së tyre pavarësisht…

29 minutes ago

You will end up like Arlinda”: Mitrovica hospital director arrested over allegations of threatening his wife

Deri para pak orësh, drejtonte Spitalin e Përgjithshëm në Mitrovicë. Por, Gëzim Berishës, iu vendosën prangat nga Policia e Kosovës,…

30 minutes ago