Janë zbuluar detaje të reja mbi vdekjen e aktores së njohur amerikane Daveigh Chase, e cila ndërroi jetë më 16 qershor në moshën 35-vjeçare.
Sipas raportimeve të mediave amerikane, Chase humbi jetën si pasojë e komplikacioneve të shkaktuara nga meningjiti bakterial dhe një infeksion i rëndë në gjak.
Aktorja, e njohur për rolet e saj në filmat “Lilo & Stitch” dhe “The Ring”, kishte kaluar muaj të vështirë përpara vdekjes, ndërsa përballej me probleme të rënda shëndetësore dhe varësi nga droga.
None found
Persona që e kishin njohur në periudhën e fundit të jetës së saj tregojnë se gjendja e aktores po përkeqësohej dita-ditës. Kevin Call, i njohur si “kryetari i Skid Row”, lagjes famëkeqe të Los Anxhelosit ku Chase kishte kaluar kohë, tha se ajo po humbiste vazhdimisht peshë dhe kishte nevojë urgjente për trajtim mjekësor.
“Ajo dukej gjithnjë e më e dobët sa herë që e shihja. Ishte e qartë se kishte probleme serioze shëndetësore dhe kishte nevojë për ndihmë”, u shpreh ai.
Edhe familja e saj ka folur për betejën e gjatë me varësinë. Babai i aktores, John Schwallier, deklaroi se vajza e tij kishte luftuar me drogën që në moshën 13-vjeçare dhe se kohët e fundit kishte jetuar në kushte shumë të vështira, duke mbetur edhe e pastrehë.
Ndërkohë, menaxheri i saj, John Ryan, tregoi se kishte bërë përpjekje të shumta për ta gjetur dhe për ta dërguar në rehabilitim. Së bashku me gjysmëmotrën e saj, ai kishte planifikuar ta transferonte në një qendër rehabilitimi në Kosta Rika, por nuk arriti ta lokalizonte në kohë.
Vdekja e Daveigh Chase ka tronditur fansat e saj, ndërsa historia e saj po rikthen vëmendjen te pasojat shkatërruese që mund të sjellin varësia dhe mungesa e trajtimit në kohën e duhur.
Një aksident tragjik është regjistruar pasditen e së martës, më 24 nëntor, në Eskisehir të Turqisë, ku një helikopter ushtarak…
Administrata e Donald Trump po shtyn përpara një plan të ri për riorganizimin e NATO-s, i njohur si “NATO 3.0”,…
Partia Demokratike organizoi pasditen e sotme Foltoren e Ripërtëritjes në Durrës, ku duket se nuk ka munguar as incidenti i…
Njerëzit më të hapur ndaj përvojave të reja kishin më shumë gjasa të ishin pa partner romantik, ndërsa ata që…
Njerëzit që e gjejnë të këndshme aromën natyrale të partnerit priren të raportojnë intimitet më të madh seksual. Këtë sugjeron…
Një ekspeditë amerikane po kërkonte mbetjet e një anijeje në Gjirin e Meksikës kur roboti nënujor hasi në një ngarkesë…