Që prej daljes së tij nga shtëpia e Big Brother Vip, Luizin e kemi parë një frekuentues të rregullt të “Arka Art Hotel”, dhe me të drejtë. Shërbimi, ambientet e mrekullueshme dhe ushqimet e shijshme i kanë “vjedhur” zemrën këngëtarit dhe këtë fakt na i ka pohuar vetë ai së fundmi përmes një video.
Në një postim në “Instagram”, këngëtari përveç vlerësimit maksimal për hotelin me pamjen më fantastike në kryeqytet, ka “zbuluar”dhe një tjetër detaj i cili s’na shpëtoi pa e kapur.
Luizi ka treguar se tashmë është rezident në një nga lagjet më me zë të Tiranës, pikërisht te “Kodra e Diellit”. Si duket, banesa për të cilën më herët këngëtari tha se kishte blerë, ndodhet pikërisht në këtë lagje.
Dhe duke qenë se është komshi me “Arka Art Hotel”, Luizi tha se s’do i ndahet dhe do vazhdojë të konsumojë ushqimet e shijshme dhe darkat romantike me partneren e tij, Kiarën.
“Jam këtu në ambientet e Arka Hotel. Hoteli i cili më ka mirëpritur që nga dita e parë që kam dalë nga shtëpia e Big Brother Vip. Shërbimi ka qenë fantastik, stafi i jashtëzakonshëm, gjithçka ishte thjesht perfekte. Dhe jam shumë mirënjohës dhe falenderues dhe duke marrë parasysh se unë do jem edhe rezident në këtë lagje, pra te “Kodra e Diellit” unë do vazhdoj të jem klienti i rregullt i këtij hoteli i ambienteve të tij, i restoranteve, SPA, palestrës e të tjera. Faleminderit edhe njëherë”, dëgjohet të thotë Luizi.
Parashikimet e Horoskopit të Brankos për ditën e nesërme, e hënë 15 dhjetor 2025, sjellin sinjale të rëndësishme për të…
Projekti për informimin dhe dhënien e bursave falas në universitetet amerikane i zbatuar në 68 gjimnaze nga veriu në jug…
Poem Blu, vajza e këngëtarit Ledri Vula dhe influenceres Sara Hoxha, ka festuar sot ditëlindjen e saj të pestë. Ka…
Goli i Ernest Muçit kundër Konyaspor në javën e 14-të të sezonit u zgjodh goli i muajit nëntor nga faqja…
Një sulm terrorist u regjistrua së fundmi në Australi ku të paktën 16 persona raportohen të vdekur e mbi 30…
Ermes Hoxhalli i cili manipuloi institucionet shqiptare, duke u prezantuar si mbesa e kryeministrit është pyetur sesi lindi Klea Rama.…