Zayn Malik ka qenë një ndër më të komentuarit pas ndarjes nga Gigi Hadid. Dyshja e famshme, të cilët kanë dhe një vajzë, i dhanë fund marrëdhënies së tyre në fund të vitit që lamë pasi këngëtari ofendoi dhe sulmoi fizikisht nënën e modeles. Por, së fundmi, kanë dalë në dritë detaje të tjera që mund të kenë çuar në prishjen e raportit të tyre.
Mediat e huaja raportojnë se ish këngëtari i One Direction ka pasur një lidhje me Abi Clarke gjatë kohës që ishte bashkë me modelen e njohur. Gazeta britanike The Sun raporton se romanca e tyre nisi pasi Malik dhe ylli i “Towie” u takuan në një bar në Los Anxhelos. Ajo është shprehur se besonte se këngëtari ishte ndarë nga e dashura supermodele.
“U ndjeva tmerrësisht keq. Mendova se ai dhe Gigi ishin ndarë. Nuk doja të isha gruaja tjetër e tij kështu që u tërhoqa. Më erdhi shumë keq.” është shprehur ajo.
“Zayn vazhdonte të thoshte se i kujtoja ish të dashurën e tij, Perrie Edwards nga Little Mix.”, ka thënë ajo duke konfirmuar se janë takuar privatisht në Mbretërinë e Bashkuar.
“Ai më tha se po kalonte pak kohë vetëm dhe mendova se duhej të ishte ndarë me Gigi, e cila ishte kthyer në SHBA.“, thotë ajo.
“Ushtria izraelite ka vrarë fëmijën Mohammed Ramez Al-Sultan, lojtar i Al-Hilal Sports Club, së bashku me 14 anëtarë të familjes…
Ditën e sotme vendi ynë deri në mesditë, pritet të jetë nën mbizotërimin e intervaleve me kthjellime, ku më të…
Dashi Të lindur më: 21 Mars - 19 Prill Sot do të ndiheni më të afërt me partnerin tuaj dhe…
Një aksident me pasojë plagosjen e një 45-vjeçareje ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të shtune në Lushnjë. Sipas raportimeve, M.D.,…
Kryeministri Izraelit Benjamin Netanyahu tha sot se eliminimi i udhëheqësve të Hamasit do t'i jepte fund luftës në Gaza pas…
I ftuar në episodin e parë të emisionit “S’e Luan Topi” për këtë sezon të ri në Top Channel ka…