showbiz

Në kërkim nga Policia/ Menaxheri tregon ku po fshihet Stresi

Menaxheri i reperit Arkimed Lushaj (Stresi), Ardian Prenaj, ka treguar se ai ndodhet në Shqipëri, por nuk ka në plan për momentin që t’u dorëzohet autoriteteve.

Stresi është shpallur në kërkim nga Policia e Kosovës, pasi akuzohet se bashkë me Noizyn dhe persona të tjerë kanë rrahur barbarisht boksierin Med Iseni.

Prenaj ka deklaruar se Stresi ndodhet në Shqipëri, dhe për momentin nuk mendon të dorëzohet, pasi do të presë që “furtuna” të qetësohet, dhe Prokuroria të zbardhë ngjarjen.

Sipas menaxherit, Stresi nuk ka asnjë lidhje me dhunimin që i është bërë pak ditë më parë Medi Isenit në një klub nate në Pejë, ku performonte Noizy.

Ky i fundit ndodhet prej tre ditësh në qeli dhe në pritje të ekstradimit në Kosovë.

Në një intervistë për Top Channel, Ardian Prenaj, ka thënë se Iseni nuk është dhunuar as nga dy këngëtarët në fjalë, por as nga grupi i Noizyt, sikundër pretendon ai.

Sipas menaxherit, boksieri është dhunuar nga një prej anëtarëve të grupit të Noizyt, pasi kanë pasur konflikte me njëri-tjetrin.

Si është gjendja psikologjike e Stresit… një situatë aspak e mirë për të, apo jo?

“Për momentin jo! Stresi është në Shqipëri, është në vendin e tij, askush nuk e di se ku është”.

Nga komunikimi që keni pasur, si ka ndodhur ngjarja? Ai shprehet se nuk ka pasur lidhje dhe se nuk e ka nxjerrë në pritë, sikurse Iseni pretendon?

“Stresi asnjë nuk e ka prerë në besë, as Noizy nuk ka prerë asnjë në besë. Ai që e ka sulmuar i pari, ka pasur probleme personale me Medi Isenin. Ka pasur probleme personale me të. Deklarimet janë dhënë të gjitha në polici, edhe unë kam deklaruar sot. Shfajësohen si Noizy si Stresi. Rasti ka qenë që njëri ka pasur problem personal me Medin, dhe njerëzit e tij janë ballafaquar me njerëzit e Stresit dhe të Noizyt. Kjo ka qenë arsyeja pse ka ndodhur sherri”.

Keni qenë atë mbrëmje në vendngjarje?

“Kam qenë në vendngjarje, ne kemi qenë me Medin dhjetë minuta, jo një minutë, duke folur më Stresin dhe duke sqaruar gjërat    që kanë pas më herët. Jemi përshëndetur krejt normal me Medin dhe kemi folur siç i ka hije. Dhe kur kanë zbrit njerëzit e Noizyt, njeri prej tyre ka pasur problem personal me Medin, nuk e kanë sulmuar as për Noizyn as për Stresin. Stresi ka zgjat dorën dhe i ka thënë “mos, mos”.

Stresi ka tentuar që të “sheshojë” konfliktet që ka pasur më parë Noizy me Isenin?

“Unë i kam thënë dhe Stresit në tavolinë, që do i lëmë të gjitha gjërat pas dhe do shohim para, kemi koncertet dhe datat. Provo t’ia falësh. Dhe Stresi ka qenë shumë pro pajtimit”.

Në një prononcim për mediat, Iseni ka bërë një deklaratë të fortë dhe ka thënë se Stresi ka qenë i armatosur…  

“Asnjëlloj arme s’ka pasur Stresi, as njerëzit e tij, se ne nuk kemi shkuar për të luftuar”.

Keni pasur komunikim me Isenin pas ngjarjes?

“Jo, sepse unë nuk kam probleme me të, as ai më mua dhe i uroj fat në jetë dhe të rikuperohet sa më shpejt”.

A mendon Stresi të dorëzohet?

“Për momentin jo! Është puna shumë e nxjehtë dhe do të qetësohet pak, ajo është arsyeja pse nuk paraqitet për momentin, dhe e ndjen veten të pafajshme”.

Në disa reagime të fundit në rrjetet sociale, Stresi i ka bërë thirrje ministres së Drejtësisë së Kosovës, i kërkon të mos merret me ekstradimet e Noizyt dhe DJ të tij, apo arrestimin e Stresit, por me çështje të tjera që sipas tij janë më të rëndësishme në Kosovë…. a është ky një mesazh drejtuar autoriteteve që çështja të pushohet?

“Për momentin është tensioni i lartë dhe dalin fjalët që ndoshta nuk i paramendon njeriu, dhe e ndjen veten të pafajshëm, dhe reagon si i pafajshëm”.

A keni pasur komunikim me Noizyn?

“Jo, fatkeqësisht nuk kemi pasur komunikim, por ka rrethet e mia që informohem për të… uroj të lirohet sa me shpejt sepse edhe ai ka qenë i pafajshëm….

Ata janë akuzuar pa fakte, nuk ka asnjë fakt! Nuk e kuptoj pse Noizy ndodhet i arrestuar. Në asnjë video nuk shihet që Noizy apo Stresi sulmojnë Medin”.

Ka një mesazh Stresi për autoritet e drejtësisë së Kosovës, apo të Shqipërisë?

“Stresi shpreson shumë në drejtësi, dhe në dy shtetet. Stresi nuk është bespremë, është njeri i besës. Ai kërkon vetëm të mblidhen provat… kundër tij nuk ka asnjë provë”.

Cilat janë hapat që Stresi do të ndërmarrë për këtë çështje?

“Do të presim çfarë të vendosë prokuroria. Do të marrim pak frymë dhe është bërë gjithë kjo turbullirë shumë e madhe, që nuk ka pasur nevojë”.

të fundit

Ndërprerja e energjisë Lezhë, rikthehet ndriçimi në disa fshatra, të tjerat vazhojnë në errësirë

Banorët e disa fshatrave të Lezhës kanë nisur të furnizohen sërish me energji elektrike, pas ndërprerjes që zgjati disa orë…

1 hour ago

“Nuk kam frikë”/ Kallëzimi në SPAK, Spiropali: S’kam ngrënë kumbulla pas shpine, kam besuar te kopshti i përbashkët

Deputetja Elisa Spiropali, e cila u përjashtua nga grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, ka reaguar me tone të forta ndaj…

1 hour ago

Spiropali për Ramën dhe Ballukun: Churchill dhe Merkel të jenë, modeli i pushtetit të çon në këtë katandisje

Deputetja Elisa Spiropali ka sulmuar ashpër kryeministrin Edi Rama dhe ish-zëvendëskryeministren Belinda Balluku. E ftuar në emisionin "Opinion", Spiropali u…

2 hours ago

Samiti i BE-së në Bruksel/ Emmanuel Macron: Braktisja e Ukrainës do të rrezikonte sigurinë tonë

Presidenti francez, Emmanuel Macron, ka mbrojtur vazhdimin e mbështetjes evropiane për Ukrainën, në një kohë kur në Francë po shtohen…

2 hours ago

“Shpërthen” Spiropali: Në Shqipëri të shkatërrohet jeta nëse pushteti të konsideron armik

Deputetja Elisa Spiropali ka bërë deklarata të forta, duke ngritur shqetësimin për atë që e cilësoi si intimidim të qytetarëve…

2 hours ago

Rama flet për përplasjen me Spiropalin: Elisa është njeri i lirë në jetën politike, nuk është më e detyruar të më ndjekë mua dhe PS

Kryeministri Edi Rama ka folur për përplasjen me Elisa Spiropalin me një gazetar shqiptar të Maqedonisë së Veriut në podcastin…

3 hours ago