showbiz

Në 60-vjetorin e lindjes Gjergj Leka na prezanton me partneren: Ajo bën atë që femra e ka të vështirë ta bëjë (FOTO LAJM)

Gjergj Leka ishte i ftuar këtë të premte në Tv Klan, për të treguar se si festoi 60-vjetorin e lindjes. I pyetur nga Rudina Magjistari nëse është e para dashuria apo muzika, ai u përgjigj se tani vijnë bashkë, por më herët ka qenë gjithmonë muzika.

“Për mua nuk ka dashuri pa muzikë dhe as muzikë pa dashuri. Janë të dyja të lidhura shumë me njëra-tjetrën, ndoshta pastaj edhe gabimeve të rinisë ia vë fajin edhe muzikës, por është një alibi”.

Të lidhura

None found

Gjergj Leka, në çdo dalje televizive të tijën, nuk e lë kurrë pa e përmendur partneren e tij, Eriselën, duke treguar kështu dashurinë dhe përkushtimin që ka ndaj saj. Në emision ai mori një surprizë shumë të bukur prej saj.

“Gëzuar ditëlindjen dashuri, të uroj shumë ditëlindje të tjera t’i festojmë së bashku. Këtë ia uroj edhe vetes sime, se jam me fat dhe e lumtur që jam përkrah teje”,- i tha ajo në një videomesazh, pak para se të vinte në studio për ta surprizuar edhe njëherë kantautorin.

“Mashkulli është krijesë shumë egoiste, edhe femrën më të mirë të ketë përpara, nuk ulet. Ne s’e pranojmë, por kështu jemi. Erisela ka diçka, bën atë që normalisht e ka të vështirë ta bëjë femra, që edhe kur ti e ke gabim, ato 5 minuta të thotë ke të drejtë. Pastaj të thotë “Hë, e kuptove”, aty t’i vihesh në pozitë. Kjo është një anë karakteri e fortë, urtësie, por edhe butësie…” – tha për partneren Gjergj Leka.

“Ne punojmë se bashku, ajo është bashkautore e programeve të mia. Kur të lidh zanati, jeta e përditshme, për mua është një shoqe shumë e mirë”. Erisela, pas pak iu drejtua studios për ta ftuar Gjergjin në një vallëzim duke i lënë kështu një kujtim shumë të bukur për ditëlindje.

të fundit

Kurti meets with General Grynkewich

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, priti në takim Komandantin Suprem të Forcave Aleate të NATO-s në Evropë, njëherësh…

1 minute ago

Peja: 11 police officers suspended after Arlinda Zekaj’s killing in Vitomiricë

Policia e Kosovës ka suspenduar 11 zyrtarë policorë lidhur me trajtimin e rastit të Arlinda Zekajt, e cila u vra…

2 minutes ago

President Justina Shiroka Pula meets British Ambassador Jonathan Hargreaves

Presidentja e Republikës së Kosovës, Justina Shiroka Pula, priti sot në takim ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Jonathan…

2 minutes ago

Kurti does not clarify whether there will be dismissals after the Arlinda Zekaj case

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, nuk ka dhënë një përgjigje nëse gjatë ditës së sotme do të ndërmarrë masa konkrete…

2 minutes ago

Murder of Arlinda Zekaj sparks calls for resignations, Gërvalla and Sveçla absent from Assembly

Arlinda Zekaj kishte urdhër mbrojtjeje, por aktakuza ndaj bashkëshortit të saj mbërriti vetëm pasi ajo u vra. Ky zbulim i…

3 minutes ago

After the suspension of the chief prosecutor in Peja and the prosecutor in the case, the KPC clarifies decisions regarding Arlinda Zekaj’s murder

Këshilli Prokurorial i Kosovës konfirmoi se suspendoi kryeprokuroren e Pejës, Lumturije Vuçetaj dhe prokuroren Arlinda Nallbani Gacaferi si dhe që…

3 minutes ago