Categories: showbiz

Ndryshoi tërësisht look, foto e Billie Eilish thyen çdo rekord në Instagram

Një nga artistet më të pëlqyera në botë, Billie Eilish i habiti të gjithë ndjekësit e saj pak ditë më parë me ndryshimin drastik në pamje.

Ajo tregoi se kishte hequr dorë nga flokët karakteristikë jeshilë, duke u kthyer në një bjonde platin. Billie ndau në llogarinë e saj në Instagram një foto me look-un e ri, që i la pa fjalë fansat.

 

Aq surprizë e madhe ishte kjo  gjë saqë është thyer edhe një super record në Instagram. Autorja e hitit “Everything I wanted” mori një milion pëlqime në vetëm gjashtë minuta, duke lënë pas rekordin e mëparshëm, një postim nga Selena Gomez në ditëlindje, pasi tani numëron më shumë se 21 milionë pëlqime. Fotografia e Eilish tashmë është futur në dhjetë postimet më të pëlqyera në Instagram të të gjitha kohërave.

Billie dhe eksperimentet me flokët nuk janë një gjë e rrallë . Kur debutoi për herë të parë në skenën muzikore në 2015, këngëtarja e “Bad Guy” u shfaq me flokë gri teksa në vitin 2019 krijoi look-un e saj më të famshëm deri më tani, duke i lyer flokët të zeza dhe rrënjët jeshile. Billie ruajti këtë stil deri më tani,  kur na habiti të gjithëve me ngjyrën bjonde platin që simbolizojnë një drejtim të ri të sajin në muzikë që lidhet me albumin e dytë të yllit të muzikës pop.

të fundit

Vranësira, dhe reshje dëbore/ Njihuni me parashikimin e motit, për nesër

Europa Juglindore mbetet nën mot të paqëndrueshëm, nderkohe Ballkani ndikohet nga masa polare, me temperatura të ulëta dhe reshje dëbore.…

42 minutes ago

Ukraina godet rafineritë ruse të naftës dhe gazit me raketa Storm Shadow

Forcat ukrainase kanë goditur një numër objektesh ruse të naftës dhe gazit me raketa Storm Shadow dhe dronë me rreze…

53 minutes ago

Turqia arreston presidentin e Fenerbaçes, akuzohet se ka përdorur lëndë narkotike

Presidenti i Fenerbaçes, Sadettin Saran është arrestuar në Stamboll si pjesë e një hetimi për përdorimin dhe furnizimin me drogë,…

1 hour ago

Dh*noi vëllanë dhe dajën e tij, arrestohet 51-vjeçari në Patos

Policia ka arrestuar ditën e sotme një 51-vjeçar. Ai është arrestuar nga forcat blu, pasi ka dhunuar fizikisht vëllanë dhe…

2 hours ago

Vodhi gjatë natës para dhe sende në një lokal në Durrës, arrestohet 27-vjeçari

Policia ka arrestuar ditën e some një 27-vjeçar në Durrës. Ai u arrestua nga forcat blu, pasi dyshohet se ka…

2 hours ago