showbiz

Ndryshim i dukshëm fizik, ç’ndodhi me Kastro Zizo? Festivalet, ja vendimi

Kastro Ziso është personazhi që zhurmon sa herë del në ekran me krijimet që sjell dhe për jetën e tij personale.  Ai tregoi gjatë intervistës në programin “Abc e Pasdites” me moderatorin Ermal Peçi shumë detaje nga përditshmëria e tij profesionale, por dhe nga ajo që ai është përtej punës.

Ai tregohet aq i sinqertë për të thënë atë që vërtet ndodh kur xhirohen materialet e ndryshme muzikore, nëse i duhet të aktrojë apo jo.

“Nëse para dy vitesh e shihja veten time në youtube ose televizor kur isha tapë, esëll nuk e shihja dot. Por ka filluar që veten ta shoh edhe esëll sepse vetja ime është bërë pak më e lidhur në sistem ose më saktë në një moment të jetës sime filtrat janë hequr”.

Ndër të tjera ai shtoi se kur ndalet të vetja e lidh me epokën para dhe pas alkoolit, ndaj ju bën thirrje të gjithë personave që konsumojnë alkol të marrin hapin për ta lënë. “Aty shoh një Kastro të ri, lozonjar, arrogant, idiot herë pas herë”, u shpreh ai.

Një detaj shumë që ra në sy ishte pesha e tij. Kastro rrëfeu se ka humbur thuajse 10 kilogramë.

“10 kile. Ato kile nuk ishin kile më shumë se sa fryrje alkolike. Ishte një shëndet i keq. 6 muajt e parë pas lënies ishin shumë të vështira sepse njeriu ka një luftë jo më teknike e quaj unë se sa me mendjen dhe pendesat që ke bërë gjatë kohës që ke qenë i varur nga alkooli”.

Ndërkohë këtë vit ai është pjesëmarrës në Festivalin e Këngës për të cilën theksoi se për shkak të pandemisë i ka munguar skena dhe sigurisht ka ambicie për ta fituar. A është ai sensitiv kur përfundon një garë apo një konkurrim mes shume artistëve?

“Unë konkurrova sepse kam një këngë që mendova që do ishte pjesë e 60 vjetorit të Festivalit. Sa i takon garës unë kam qenë shumë sensitive kur gjërat i mendoja lehtë dhe mendoj që tani që gjërat i mendoj më thellë, ndoshta më ka rënë pak ndjeshmëria,por korrektësia e objektivismi ndaj të prit dhe të dhënit të gjërave është më e mirë ndaj njerëzve”.

Reagimin e tij para 4 vitesh kur nuk iu pranua kënga në Festival, i cili u përdor politikisht,  tha se nuk ishte asgjë më shumë se sa një tymnajë. Ai pohoi se ndoshta kjo është hera e fundit e tij që merr pjesë në festival, pasi kohët kanë ndryshuar.

të fundit

Dembele apo Jamal? Buskets voton për ish-shokun e tij të skuadrës: “Topin e Artë” e fiton…

Ousmane Dembele kundër Lamine Jamal. Me më pak se një muaj deri në ceremoninë e Topit të Artë 2025 në…

5 minutes ago

Mashtrimet online për të zhvatur para/ Policia e Shtetit u bën thirrje qytetarëve: Shmangni aplikimet

Policia e Shtetit, ka nisur hetimet për parandalimin dhe goditjen e paligjshmërive që zhvillohen online, për të përfituar para nga…

12 minutes ago

Shyhrete Behluli uron bashkëshortin për ditëlindje: Koha shkon e jeta me ty bëhet gjithmonë më e bukur

Këngëtarja e njohur, Shyhrete Behluli, ka zgjedhur një mënyrë të veçantë për të uruar ditëlindjen e bashkëshortit të saj, Lulit.…

32 minutes ago

Nga janari 2026, pasagjerët obezë do paguajnë për dy ulëse në avion, vendimi nxit debate

Southwest Airlines, një nga linjat më të mëdha amerikane të fluturimit, po ndryshon rregullat e saj për pasagjerët obezë, duke…

33 minutes ago

ChatGPT nxiti 16-vjeçarin drejt vetëvrasjes, përgjigjia e OpenAI për prindërit

Prindërit e 16-vjeçarit Adam Raine, Matt dhe Maria Raine, ngritën një padi kundër OpenAI dhe drejtorit ekzekutiv Sam Altman, duke…

59 minutes ago

Berisha komenton akuzat e Trump ndaj Sorosit: Një Akt historik, ai dhe i biri ndihmuan Ramën për të ngritur narkoshtetin monist në Shqipëri

Ditën e sotme, në konferencën për mediat, kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, e konsideron si një akt historik, vendimin…

59 minutes ago