Categories: showbiz

Ndjekësit e pyetën dhe Alfio e thotë troç çfarë nuk i pëlqen fare tek Fatma (VIDEO)

Fatma Methasani dhe Alfio Rrotani janë një nga çiftet më simpatikë të ekranit dhe ata nuk ngurrojnë që herë pas here të ndajnë detaje nga jeta e tyre me ndjekësit në rrjete sociale. Mes angazhimeve në punë, sot dyshja kanë gjetur mundësinë që të zhvillojnë një intervistë virtualisht me njerëzit që i ndjekin.

Fatma i ka lënë të lirë të gjithë ta pyesin Alfion për çdo gjë që dëshirojnë të dijë. Mes pyetjeve më të shpeshta ishte: Çfarë nuk pëlqen Alfio tek Fatma?

Si fillim ai tha se pëlqen çdo gjë tek, ajo, por më vonë u dorëzua dhe tregoi se nuk i pëlqen që i bërtet për budallallëqe (që për Fatmën nuk janë të tilla). Ndërsa kur u pyetën nëse bëhen xheloz për njëri-tjetrin të dy thanë jo, por Fatma nuk u shpreh aq e bindur për Alfion. Kur vjen punë tek dashuria Fatma thotë se Alfio e do atë më shumë me fjalë, kurse ajo e shpreh me vepra. Çifti janë edhe prindër të një vogëlushi shumë të ëmbël, Noah, për të cilin Alfio thotë me shaka se ja ka marrë Fatmën.

Kujtojmë se pak javë më parë, Fatma u rikthye sërish në ekran pas një mungese goxha të gjatë. Fatma i është bashkuar stafit të televizionit “Euronews Albania”, ku drejton një emision të sajin, “Gen Z”, me fokus tek të rinjtë e talentuar, ekselentë dhe që kanë spikatur në fushat e tyre.

Tags: alfiofatma

të fundit

Horoskopi 23 Korrik, ja çfarë kanë parashikuar yjet për ju

Dashi Jeta juaj ne çift do ketë disa pengesa te vogla gjate kësaj dite. Nuk do ndiheni mire ne krahët…

3 hours ago

Temperaturat kaluan 43 gradë celsius, gjashtë persona humbin jetën nga vala e të nxehtit që goditi pjesën jugore të Italisë

Që nga e premtja e kaluar deri më sot, gjashtë persona kanë humbur jetën në Italinë Jugore, për shkak të…

3 hours ago

Aksident në Fushë-Arrëz, automjeti del nga rruga dhe përplas 3 gra para një lokali, dërgohen në spitalin e Pukës

Një aksident është regjistruar mbrëmjen e sotme në hyrje të Fushë-Arrëzit. Mësohet se një makinë pasi ka humbur kontrollin është…

4 hours ago

Plagosje me thikë në Vlorë, dërgohet në spital një 27-vjeçar

Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Vlorë. Konkretisht ngjarja ka ndodhur në fshatin Risili dhe i…

4 hours ago

Krimet ndaj civilëve në Gaza, 28 vende deklaratë të përbashkët kundër Izraelit

Pas masakrave të vazhdueshme ndaj civilëve të uritur, ministrat e jashtëm të 28 vendeve, nënshkruan një deklaratë të përbashkët ku…

4 hours ago

Gjoni ‘masakron’ Lapajn dhe Shabanin: T’ju jap një lëpirëse të dyve! Përdhosën e pështynë mandatin

Ish-deputeti Ralf Gjoni ka komentuar këtë mbrëmje në emisionin "Now" me Erla Mëhillin përplasjen mes Adriatik Lapajt të "Shqipëria Bëhet"…

5 hours ago